ForumPortaliPytësoriRegjistrohuidentifikimi
Reklama
Nuk ka akoma kerkese per Reklame
Ortaket

Lirenti.Com - Forumi i Fjales se Lire

Lirenti.Com

LoogTech Forum

LoogTech Forum
Sondazh
Cfare Web Browser-i perdorni?
FireFox
60%
 60% [ 3 ]
Google Chrome
0%
 0% [ 0 ]
Internet Explorer
40%
 40% [ 2 ]
Safari
0%
 0% [ 0 ]
Opera
0%
 0% [ 0 ]
netscape
0%
 0% [ 0 ]
Tjeter
0%
 0% [ 0 ]
Totali i votave : 5
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 27 më Sat Nov 14, 2009 3:12 pm

Share | 
 

 Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 6:55 am

Ketu mund te postoni gjithcka te re rreth teknologjise informatike


Edituar për herë të fundit nga Christi MC në Sat May 30, 2009 4:30 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:18 pm



Virusi i Obamas sërish vërshon internetin



Tre milionë e gjysmë kompjuterë të infektuar brenda vetëm 24 orëve,
është rezultati i vërshimit të virusit të ri kompjuterik, i cili për
herë të parë është paraqitur në tetor të muajit tetor të vitit të
kaluar.


Në fund të vitit të kaluar virusi i cili për shpërndarjen e vet përdorë
porositë me e-mail, gjoja që lidhen me kryetarin e sapozgjedhur
amerikan, ka filluar sulmin e tij në kompjuterët e përdoruesve në mbarë
botën. Ekspertët e sigurisë kanë arritur që ta detektojnë me sukses dhe
të përditësojnë mekanizmat e tyre kundër viruseve, mirëpo tani ai është
paraqitur sërish, por me emër të ri.

Siç raportojnë ekspertët e kompanisë F-Secure, virusi kompjuterik
Conficker është paraqitur sërish, mirëpo tani bart emrin Downadup.

Krimbi fshihet prapa lidhjeve të internetit të përfshira në porositë me
e-mail, të cilët gjoja ridrejton në faqet zyrtare të presidentit të ri
amerikan, Barack Obama.


Google shuan një numër të madh shërbimesh




Nga gjiganti i internetit Google jemi mësuar në
paraqitjen të pareshtur të shërbimeve të reja, mirëpo këtyre ditëve
Google e ka bërë pikërisht të kundërtën: ka shuar disa shërbime të
cilat nuk kanë treguar perspektivë.

Shërbimet të cilat janë shuar apo është paralajmëruar shuarja e tyre janë Jaiku, Google Notebook, Dodgeball dhe Google Video.

Shuarja e Google Videos nuk është edhe ndonjë befasi, kur merret
parasysh që Google e ka blerë shërbimin YouTube i cili ofron po të
njëjtën gjë: shkëmbimin e dosjeve video. Prej sot Google Video më nuk
do të pranojë video materiale të reja, derisa arkiva do të mbetet
aktive edhe për një kohë.

Google Notebook është një shtojcë për shfletuesin Firefox e cila u
mundëson shkrimin e rikujtuesve (reminders) që lidhen me ndonjë faqe,
mirëpo qartazi shfrytëzuesit nuk e kanë përdorë sa duhet, prandaj
Google ka vendosur ta shuaj.

Dodgeball është shërbim për porosi të çastit i ngjashëm me atë Twitter,
derisa shuarja e tij zyrtare ka qenë vetëm çështje kohe sepse qëmoti ka
qenë e njohur se nuk ka gjë prej tij.

Pjesërisht është kjo dhe për këtë Google e kishte blerë shërbimin
Jaiku, një klon i Twitter i cili po ashtu mundëson përpunimin e një
mikroblogu shumë të thjeshtë në të cilin artikujt e ri janë të kufizuar
në 140 karaktere, dhe ata mund t’i dërgoni me anë të porosisë SMS. Ajo
çka është më e çuditshme fakti se as Jaiku nuk do të zhvillohet tutje.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për shuarjen e plotë, Google sigurisht do
ta ofrojë si shërbim për përpunimin e mikroblogut të vet të
personalizuar.

Google Chrome vjen edhe për Mac e Linux




Shfletuesi i parë i kompanisë Google për internet
- Chrome së shpejti do të paraqitet edhe në platformat tjera, Linux e
Mac OS X.

Google planifikon të përfundoj zhvillimin e shfletuesit të vet për Mac
e Linux gjatë pjesës së parë të këtij viti të cilën gjë për portalin
CNet e ka vërtetuar edhe Brian Rakowski, udhëheqës i ekipit për
zhvillim të shfletuesit Chrome.

Aktualisht është duke u përpunuar versioni fillestar testues i Chrome
për Linux e Mac në të cilin është e mundur vetëm të hapen faqet e
internetit, derisa prioritet është përpunimi i një paraqitjeje stabile
dhe të thjeshtë.

Për gjitha guximtarë të cilët kanë njohuri të programimit Google ofron
mundësinë e shkarkimit të versionit "test shell" për Mac në këtë adresë.


Youtube heq video klipet e Warner grupit



Shtëpia diskografike Warner Music, do të luftoj më shumë kundër videove ilegale të publikuara në Youtube.

Ky produksion muzikor, ka detyruar Youtube të largoj të gjitha videot e ngarkuara të tyre.

Arsyeja e një vendimi të tillë ishte sepse Wanrer dhe Youtube nuk u ran
dakord për marrëveshjen e bashkëpunimit. Kështu, të gjitha materialet e
artistëve të kësaj kompanie (Red Hot Chili Peppers, Madonna, etj),
fillimisht janë hequr nga publikimi.

Sipas disa lajmeve, shtëpia diskografike nga SHBA-të, ka këkuar më
shumë hapësirë për promocion në këtë portal. Përkundër kësaj, industria
muzikore është e detyruar të ulet sërish në tryezë për të gjetur
kompromis me video portalin, pasi gjenerojnë të ardhura mjaft të majme
nga ky biznes i internetit.

nga RVR















Edituar për herë të fundit nga Christi MC në Sat May 30, 2009 4:21 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:20 pm

Windows XP jeton edhe më tutje




Gjiganti softuerik amerikan Microsoft ka vendosur
tu lejojë prodhuesve të kompjuterëve personal, partnerëve të tij, të
vazhdojnë të shesin në kompjuterët e tyre të instaluar me sistem
operativ Windows XP deri më 30 maj 2009, në vend të 31 janarit, sa
ishte përcaktuar më herët.

Kjo do tu mundësojë partnerëve të Microsoftit, të cilët kanë qenë nën
presionin e klientëve që të zgjatet “jeta” e sistemit operativ Windows
XP, që pa probleme të vazhdojnë të shesin kompjuterët e tyre me këtë
sistem tërë gjysmëvjetorin e parë të vitit 2009.

Derisa laptopët, megjithatë do të mund të shiten me sistemin operativ Windows XP deri në qershorin e vitit 2010.

Dashuria e përdoruesve ndaj Windows XP apo averzioni ndaj Vistas është
aq i madh sa që disa janë të gatshëm të ndajnë deri në 150 dollarë, sa
për shembull, kompania Dell kërkon për largimin e Vistas dhe instalimin
e Windows XP në kompjuterët e tyre të rinj.

Data e lansimit në treg të sistemit të ardhshëm operativ Windows 7 edhe
më tutje mbetet e panjohur, por ekziston mundësi e madhe që ai të
paraqitet gjatë gjysmëvjetorit të dytë të vitit 2009, apo më së voni në
fillim të vitit 2010, kështu që Windows XP në kompjuterët e rinj do të
mund të zëvendësohej drejtpërdrejt nga sistemi operativ Windows 7, me
të cilën gjë do të anashkalohej Vista e jopopullarizuar.


Facebook ka 140 milionë shfrytëzues



Rrjeti shoqëror online Facebook sërish po thyen
të gjitha rekordet. Lajmi më i ri nga tabori i tij pohon se ka thyer
kufirin prej 140 milionë shfrytëzuesve në mbarë botën.

Edhe statistikat tjera që lidhen më këtë rrjet të popullarizuar
shoqëror janë bukur mbresëlënëse. Për shembull, çdo ditë në Facebook
regjistrohen 600.000 shfrytëzues; shfrytëzuesi mesatar i këtij rrjeti
shoqëror ka rreth 100 miq; në tërësi shfrytëzuesit çdo ditë në Facebook
kalojnë rreth 2.6 miliardë minuta; çdo muaj shfrytëzuesit ngarkojnë
rreth 700 milionë fotografi dhe rreth katër milionë video materiale.

Në të njëjtën kohë, edhe pse në fillim është paraqitur në tokën
amerikane, dhe themeluesi i tij, Mark Zuckerberg, shërbimin e kishte
përgatitur që nëpërmes tij të mund të lidhen studentët me universitetet
e tyre, aktualisht rreth 70 për qind e shfrytëzuesve të tij vijnë prej
jashtë kufijve të SHBA-ve.

Sido që të jetë, sipas shifra aktuale, Facebook do të thyej kufirin
prej 200 milionë shfrytëzuesve qysh në muajin mars të vitit të ardhshëm.


Yahoo shkurton kohën e ruajtjes e të dhënave të përdoruesve



Yahoo është bërë makina e parë e kërkimit e cila
ka shkurtuar kohën e ruajtjes së dhënave personale të përdoruesve të
cilët bëjnë kërkime dhe shfletojnë internetin.

Të gjitha të dhënat për shfletimin e uebit të cilat ruhen, nga
trembëdhjetë muaj sa janë tani do të shkurtohen në gjithsej tre muaj,
që është më së paku prej të gjithë makinave të kërkimit.

Google, për shembull, ruan të dhënat për përdoruesit për gjashtë muaj,
e po aq gjatë qëndrojnë edhe në bazën e të dhënave të Microsoftit.

Sipas informatave të cilat vijnë nga kompania Yahoo, pas tre muajsh do
të fshihen të gjitha informacionet mbi aktivitetet e vizitorëve,
kërkimet individuale, informatat mbi fjalëkalimet dhe emrat përdorues.

Ruajtja e të dhënave nëpër faqet e kompanisë Yahoo më gjatë se tre muaj
do të ndodhë vetëm atëherë kur të vlerësohet se ekzistojnë mundësi për
mashtrim apo rrezikim të sigurisë së përdoruesve. Në atë rast të dhënat
do të ruhen për gjashtë muaj rresht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:22 pm

Rritet numri i përdoruesve të Windows 7 dhe Mac OS



Sipas të dhënave të analistëve të kompanisë Net Applications,
fituesit më të mëdhenj gjatë muajit janar kanë qenë sistemet operative
Windows 7 dhe Mac OS.


Rritja e përdoruesve të Windows 7 gjatë muajit të parë të këtij viti
është krejt e pritur duke marrë parasysh se Microsoft u ka ofruar
përdoruesve sistemin e vet më të ri operativ krejt falas. Në anën
tjetër, Mac OS çdo ditë e më shumë po i afrohet kalimit të kufirit prej
dhjetë për qind të pjesëmarrjes në treg.

Në raportin e vet “Operating System Market Share” kompania Net
Applications pohon se pjesëmarrja e përdoruesve të Mac OS-it gjatë
muajit janar është ndalur në kufirin prej 9.93 për qind, derisa kjo
shifër gjatë muajit dhjetor të vitit 2008 ka qenë 9.63 për qind.

Megjithatë, shikuar përgjithësisht, Windows-et kanë humbur pjesë të
tregjeve dhe pjesëmarrjen e përgjithshme (të të gjitha versioneve) në
88.26 për qind, që ka shënuar rënie nga 88.68 për qind, sa ka qenë
pjesëmarrja në fund të muajit dhjetor.

Vendin e tretë me pjesëmarrje prej 0.83 për qind edhe më tutje e mbajnë distribucionet e sistemit operativ Linux.



Google Earth zhvendoset edhe në iPhone



Shërbime të caktuara të gjigantit të internetit qysh moti janë
përshtatur për paraqitje nëpër ekranet e vogla të pajisjeve mobile,
andaj nuk na habit aspak lajmi se është përshtatur edhe versioni i
Google Earth i cili prej tani mund të përdoret edhe në iPhone.


Google Earth mundëson pamje 3D në sipërfaqen e Tokës, derisa është e
përbërë nga fotografitë e shumta ajrore e satelitore. Versioni i ri i
dedikuar për iPhone vepron tërësisht njëjtë dhe pronarëve të pajisjeve
u mundëson pamjet e përmendura në Tokë.

Në Google pohojnë se komponenti touchscreen i Iphone përshtatet në
mënyrë të përsosur me aplikacionin Google Earth, i cili në këtë mënyrë
është shumë më thjesht të përdoret sesa në kompjuterë.

Të gjithë shfrytëzuesit të cilët dëshirojnë Google Earth për iPhone
mund ta shkarkojnë, natyrisht, pa pagesë me anë të shërbimit të Applet,
App Store.




Vjen laptopi i vogël dhe i lirë nga Dell



Dell është kompania të cilës më së miri i shkon për dore
perfeksionimi i ideve të huaja, prandaj nuk dyshojmë që netbooku (lexo:
laptopi i vogël dhe i lirë) nga ta do të jetë i shkëlqyeshëm.


Sipas informacioneve të fundit ai do të duhej të paraqitej në treg gjatë javës së ardhshme.

Dell Inspiron 910, siç pohon gazeta prestigjioze Wall Street Journal,
do të duhej të paraqitej në treg qysh nesër, mirëpo përkundër kësaj
specifikat e sakta ende nuk janë të njohura.

Supozohet se çmimi do të jetë më i ulët se 400 dollarë, sistemi
operativ do të duhej të ishte Windows apo Linux, derisa ekrani do të
duhej të ishte me diagonale prej 8.9 inçësh, gjersa procesori i cili e
fut në funksion me gjasë do të jetë Atom nga Intel. Tregu i netbook-ëve
tani veçmë është përplot, prandaj nuk do të çuditeshim nëse Dell do të
na përgatiste edhe ndonjë befasi në lidhje me këtë model./Dell/



Apple ndërron mendje në lidhje me antivirusin



Vërejtja për përdoruesit e kompjuterëve Mac që të instalojnë
mbrojtje nga viruset është larguar, derisa Apple pohon se kompjuterët e
vet janë të sigurt dhe pa nevojë për mbrojtje kundër viruseve.


Zëdhënësi i Applet, Bill Evans, ka deklaruar se vërejtja është larguar
pasi që bëhet fjalë për një artikull të vjetër në bazën e të dhënave i
cili gabimisht është rifreskuar dje. Ai ka theksuar se kompjuterët e
kompanisë Apple për shkak të sistemit operativ janë të sigurt ashtu siç
janë edhe nuk ka kurrfarë nevoje për softuer shtesë antivirus. “Mac OS
ka në vete sisteme të integruara të cilat e mbrojnë nga softuerët
dashakeq dhe kërcënimeve tjera të sigurisë”, ka vazhduar Evans.



Microsoft dëshiron të blejë vetëm makinën e kërkimit nga Yahoo



Edhe pse Microsoft pak kohë më parë jozyrtarisht ka deklaruar se heq
dorë nga blerja e Yahoo-së, megjithatë duket se kësaj sage ende nuk i
ka ardhur fundi. Sipas informatave të fundit, Microsoft është i
interesuar vetëm për blerjen e platformës së Yahoo-së për kërkim.


I gjithë tregimi rreth Yahoo-së tani duket shumë i dhimbshëm. Pasi që
nuk ka ecur si duhet shitja, e presionet në Yahoo kanë qenë të
hatashme, tani është kaluar në marrjen e asaj që më së shumti ka vlerë
në gjigantin e internetit.

Ka disa interesa që përfshihen këtu: Jerry Yang, bashkëthemelues dhe
njëri prej aksionarëve të mëdhenj të Yahoo-së, dëshiron që kompania të
mbetet e pavarur. Carl Icahn, i cili së bashkë me bashkëmendimtarët e
tij kontrollon rreth 28% të kompanisë, edhe më tutje dëshiron që Yahoo
në tërësi t’i shitet Microsoftit. Microsofti megjithatë dëshiron vetëm
platformën e Yahoo-së për kërkim, që do t’i kushtonte shumë më pak se
blerja e tërësishme e Yahoo-së, dhe do t’i mundësonte që deri-diku të
garojë në mënyrë të barabartë në këtë fushë me Google.

Rezultatet janë të pamundura të parashikohen, por Yahoo siç e njohim nuk do të mbijetojë gjatë, kjo është e sigurt.

Sistemi operativ i Apple nuk është i përsosur. Janë gjetur lëshime të
sigurisë edhe në të, megjithatë askush nuk është përpjekur të krijojë
viruse të cilat do të shfrytëzonin këto lëshime, prandaj përdoruesit,
sa i përket kësaj, janë të sigurt.

Nga ana tjetër softuerët dashakeq çdo ditë e më shumë shfrytëzojnë
shfletuesit e internetit të cilët nuk janë specifik vetëm për një
platformë. Në lidhje me këtë Apple nuk është deklaruar./apple/




Laptopët Aspire One arrin në Evropë



Gjykuar sipas informatave nga faqja franceze e internetit Blogeee,
netbooku 10 inçësh nga kompania Acer në tregun e Evropës do të
paraqitet në tri versione, derisa edhe më tutje do t’i takojë linjës së
suksesshme Aspire One.


Në versionin më të dobët, me shenjën D150-0B, Aspire One do të vjen me
procesorin Atom prej 1.6 GHz, një gigabajt të memories punuese, diskun
prej 160 GB dhe baterinë me tri çeli. Në tregun e Francës do të
paraqitet këtë muaj me çmim prej 330 eurosh.


Shkopinj USB prej 32 gigabajt



Verbatim ka zgjeruar ofertën e vet të USB-ve duke i shtuar edhe dy
shkopinj me kapacitet prej 32 GB: modelin Executive me shpejtësi të
mëdha të leximit dhe shkrimit dhe modelin Mini Swivel me kapak
rrotullues.


Duke marrë parasysh se kapaciteti i këtyre pajisjeve është i barabartë
me kapacitetin e 45 CD-ve, ato janë ideale për të gjithë përdoruesit të
cilët udhëtojnë dhe kanë nevojë që me veti të bart sasi të mëdha të
dhënave.

Store 'n' Go Executive dhe Mini Swivel tanimë janë në dispozicion në
treg, me çmim prej 81 për modelin e parë dhe 77 eurosh për të dytin.
Versioni D150-1B është i pajisur me baterinë me gjashtë çeli e cila
laptopit, sipas vlerësimeve të Acer, do t’i sigurojë deri në shtatë orë
të pandërprera punë. Karakteristikat tjera janë identike si tek modeli
D150-0B, derisa bateria më e mirë do të rris çmimin për 20 euro, e
shitja do të filloj gjatë muajit mars.

Derisa versioni më i pajisur është ai me shenjën D150-2BG. Kur të
paraqitet, ky netbook do të jetë një prej të parëve me procesorin Atom
N280 të kompanisë Intel me takt punues prej 1.66 GHz dhe FSB-në prej
667-MHz. Laptopi në mënyrë standarde do të shitet me modulin 3G për
internet pa tela - wireless.
Çmimi i paralajmëruar është 450 euro, derisa edhe ky laptop do të paraqitet gjatë muajit të ardhshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:24 pm



Tregu në rritje i kompjuterëve netbook, laptopëve të lehtë
miniatural, është më i pasur edhe për një pjesëmarrës të familjes së
kompanisë Acer - Aspire One.


Acer Aspire One deri më tani ka qenë i pranishëm në shumë variante,
mirëpo të gjitha pajisjet kanë përmbajtur ekran prej nëntë inçësh. Acer
megjithatë tani ka vendosur që këtë vocërrak ta rris në dhjetë inç.

Ajo që do të gëzojë shumë përdorues është e dhëna se çmimi i modelit
Aspire One AOD150, me ekran prej 10 inçësh do të jetë e njëjtë me
modelet e mëhershme, prej 350 dollarësh amerikanë e më lartë.

Prej tjerave theksojmë se Aspire One AOD150 përmban procesorin Intel
Atom N270 (1.60G Hz, 533 MHz FSB, 512 KB L2 Cache), Windows XP Home
SP3, Mobile Intel 945GSE Express Chipset, 1024 MB DDR2 533 MHz SDRAM,
Intel Graphics Media Accelerator 950 të integruar, disk të fortë me
kapacitet prej 160 GB SATA 5400 RPM, Acer InviLink 802.11b/g Wi-Fi,
kamerë uebi, një çift të zmadhuesve stereo dhe tri qasje për USB.


Google Books për iPhone

Google ka përgatitur versionin e ri të katalogut të vet të dedikuar për pajisjen e popullarizuar iPhone.

Me këtë veprim u është mundësuar përdoruesve të iPhone dhe iPod Touch
të shfletojnë 1.5 milionë libra (për përdoruesit nga Shtetet e
Bashkuara të Amerikës) apo 500.000 për përdoruesit ndërkombëtarë, ku
biem edhe ne.

Google ka shfrytëzuar njohjen automatike të teksteve në mënyrë që të
jetë në gjendje të shndërrojë librat në formatin i cili është i
përshtatshëm për lexim në ekrane të vogla.

Disa tekste të cilat janë në formatin i cili është i vështirë për tu
skanuar ende nuk janë në dispozicion, por do të duhej të paraqiteshin
pasi që ata të avancojnë teknologjinë.


Konfirmohet celulari LG Arena

Në kongresin e sivjetmë “Mobile World Congress” na presin paraqitjet e një vargu të gjerë të modeleve të reja të celularëve.

Për një kohë të gjatë nëpër internet po paraqiten thashethemet e
nxitura nga fotografitë e telefonit të ri të mençur të kompanisë LG.
Prodhuesi ka vendosur tu jap fund duke konfirmuar ekzistencën e
celularit.

Specifikat e modelit i cili do të bart emrin Arena KM900 njihen edhe
nga më herët. Ai ka ekran të ndjeshëm në prekje prej tre inçësh me
rezolucion prej 800 x 480 piksela, fotoaparat me rezolucion pesë
megapikselash, GPS, FM radio, Wi-Fi e TV tuner. Video materialet në të
do të mund të incizohet në kualitetin DVD. Trashësia e shtëpizës së
celularit është 12 milimetra.

Celulari fillimisht do të paraqitet në ofertën e operatorit gjerman
T-Mobile. Për çmimin ende nuk dihet asgjë, derisa paraqitja zyrtare e
tij do të jetë në kongresin “Mobile World Congress” i cili fillon në
mesin e këtij muaji.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:25 pm

YouTube nuk njeh krizën botërore, shikueshmëri rekord


Kriza ekonomike botërore duket se nuk është një shqetësim për Youtube.
Gjatë muajit dhjetor, video materialet e paraqitura në këtë shërbim
janë klikuar dhe janë parë rreth dy miliardë herë.
Siç raportojnë analistët e kompanisë comScore, gjatë muajit dhjetor në
shërbime të ndryshme për video online kanë qenë mbi 30 milionë
përdorues dhe kanë shikuar gjithsej katër miliardë incizime.
Ndërkohë, në vendin e dytë të shikueshmërisë në tregun e shërbime për
video online, larg prej YouTube, janë gjetur disa prej video faqeve të
transmetuesit BBC, të cilat kanë shënuar rreth shtatë milionë vizita
unike. Përdoruesit e faqeve të BBC kanë parë video materialet rreth 60
milionë herë.
Në vendin e tretë janë gjetur faqet e Microsoft, derisa në të katërtin shërbimi megavideo.com.
(e.n/Balkanweb)


Google: “luftë Software-ësh” me Yahoo-në për shërbimet e-mail

Programuesit nga Mozilla kanë lëshuar versionin më të ri të shfletuesit
të tyre të internetit (Firefox 3.0.6.) i cili rregullon disa lëshime të
sigurisë të cilat janë paraqitur në versionet e mëhershme.
Lëshimi më i madh është gjetur në makinën e Firefoxit – Javascript
Engine, e cila ka mundësuar nisjen e paautorizuar të programeve në
kompjuterin e viktimës. Ky lëshim përveç Firefoxit ka përfshirë edhe
klientin e e-mailave (mail client) Thunderbird dhe SeaMonkeyn. Arnimi i
parë i sivjetmë i Firefox në të njëjtën kohë rregullon edhe pesë
lëshime tjera më të vogla.

Pos rregullimit të gabimeve të përmendura versioni i ri do të duhej të
ofrojë stabilitet më të mirë me shtojcat, siç është Adblock Plus.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:25 pm

Chrome për Mac OS e Linux










Kompania Google është në rrugë të mbarë për të respektuar afatet për
lëshimin e shfletuesit të vet Chrome për platformat Linux e Mac OS X
deri në fund të muajit qershor të këtij viti.


Google me nguti është duke punuar në lansimin e shfletuesit të vet, Chrome, edhe për platforma tjera pos asaj Windows.

Këtu sigurisht gjenden edhe sistemet operative Linux e Mac OS X. E dyta
tanimë është në proces të skicimit të sistemit i cili mundëson
paraqitjen e më shumë tab-ave në të njëjtën kohë, që është një nga
karakteristikat e rëndësishme të shfletuesit Chrome i cili secilin tab
e hapë si proces të veçantë.

Ekipi zhvillues pranon se konvertimi i këtij shfletuesi për platforma tjera nuk është aspak i lehtë.

Është shumë e vështirë të integrohen të gjitha karakteristikat dhe
paraqitjen e njëjtë për përdorues në sisteme të ndryshme operative. Kjo
vlen veçanërisht për Linux për shkak të shumë nën-varianteve, kështu që
për këtë sistem operativ është vendosur të punohet në paketin GTK dhe
GNOME.

Versionet e Chrome për Mac OS X dhe Linux do të duhet të lëshohen në shpërndarje gjatë muajit qershor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:26 pm

Netbook 12 inçësh nga Lenovo









Lenovo është duke u përgatitur për lancimin e netbook-ut prej 12
inçësh me Atom N280 nga Intel për të cilin çmimin e lartë të
procesorëve.


Sipas së përditshmes aziatike për teknologji informative “DigiTimes”,
Lenovo ka në përgatitje një netbook me diagonale diç më të madhe sesa
zakonisht. Modeli do të bart emrin IdeaPad S20, e sipas paralajmërimeve
do të përdorë procesorin Atom N280 nga Intel për Windows XP.

Me diagonalen prej 12 inçësh Lenovo shkel udhëzimet e kompanisë Intel
sipas të cilave procesorët Atom nuk do të duhej të integrohen në
laptopët më diagonale më të madhe se 10 inç. Megjithatë, marrëveshja
është arritur, e Lenovo për shfrytëzimin e këtij procesori 1.66 GHz
gjoja paguan dhjetë dollarë më shumë sesa çmimet e rëndomta për
netbook-ët më të vegjël.

Prodhuesi shpreson se me modelin prej 12 inçësh do të përmirësojë
shitjen dhe të shmang konkurrencën në ofertën e netbook-ëve 10 inçësh.

Çmimi i paralajmëruar i laptopit për tregun amerikan është 600 dollarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:27 pm

Laptop miniatural me ekran prej 4.8 inçësh










Kompania koreane UMID ka paraqitur një laptop miniatural i cili me
dimensionet e tij të vogla fiton ndaj të ashtuquajturve “netbook”,
laptopë çdo ditë e më të lehtë.

Mbook-u i ri M1 i kompanisë UMID në fakt do të mund të vendosej në kategorinë e pajisje MID (Mobile Internet Device).

Miniaturali përmban ekran me diagonale prej 4.8 inçësh, me rezolucion
prej 1024 x 600 piksela, futet në lëvizje nga procesori Atom i
kompanisë Intel në 1.1 GHz, përmban deri në 1 GB memorie punuese,
derisa mbështet Wi-Fi, Bluetooth e nëse përdoruesi dëshiron atëherë
mund të përdorë edhe teknologjinë 3G.

Vjen versioni i ri i virusit të vjetër


Virusi i emëruar Conficker është paraqitur në internet qysh në muajin
tetor të vitit të kaluar. Që prej atëherë ka evoluar disa herë, e siç
raportojnë ekspertët e sigurisë, tani është paraqitur në versionin e
ri, të cilin e kanë emëruar Conficker B++.

Ekspertët kundër viruseve çdo ditë bëjnë përpjekje të mëdha për të
ndaluar masën e madhe të viruseve, trojanëve dhe sulmeve të ngjashme të
cilët “shkarraviten” nëpër kompjuterët tonë. Në anën tjetër krijuesit e
viruseve bëjnë përpjekje të shumta që të përpunojnë versione sa më
perfide të sulmeve të tyre kompjuterike.

Ekspertët e kompanisë SRI International raportojnë se virusi i njohur
Conficker ka evoluar edhe versionin më të ri, të cilin e kanë emëruar
Conficker B++. Ai duket pothuajse identik me paraardhësin e tij, mirëpo
përdorë teknika të reja, edhe më perfide, për shpërndarje dhe infektim
të kompjuterëve.

Sikur edhe shumë herë deri më tani ua përkujtojmë që të softuerët
kundër viruseve që ju keni të janë të përditësuar dhe në asnjë mënyrë
mos hapni bashkëngjitjet e e-mailave nga dërguesit e panjohur.

Google korrigjon gabimin me kontinentin e zhdukur


Imazhet e Google Earth kane ngjallur debate te medha per disa ore
rresht, pasi gazeta “Sun” publikoi nje shkrim per nje zbulim te
rendesishem te bere ne Oqeanin Atlantik.

Sipas jesaj gazete, nepermjet Google Earth, ne oqean jane vene re pjese
te zhytura te kontinentit Atlantid, te zhdukur mijera vjet me pare. Por
menjehere pas publikimit te lajmit, Google ka pergenjeshtruar gjithcka,
duke thene se behet fjale per nje anije te specializuar per te studiuar
dyshemene e oqeanit.

Kompania Google ka sqaruar se nje lidhje paralele rrjetesh qe ka
shkaktuar kete turbullire, por tashme gjithcka eshte sqaruar.
Kontinenti misterioz per te cilin thuhet se ka pasur jete dhe
civilizim, por gjithcka mbetet ne kuadrin e hipotezave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:28 pm

Gjeni të afërmit tuaj me Google










Gjigandi i kërkimeve në internet, Google, me anë të një shërbimi të ri
në telefonët celularë “Google Latitude”, do tu bëjë të mundur
përdoruesve përcaktimin e vendndodhjes së të afërmve të tyre. Sipas një
njohtimi për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Google-it, me
hyrjen në funksionim një ditë më parë të shërbimit “Google Latitude”,
përdoruesit e tij do të kenë një tjetër mundësi argëtimi me të afërmit
e tyre, pasi do të mund të jenë në gjendje të përcaktojnë vendndodhjen
e tyre. “Me anë të lëtij shërbimi, ju mund të kuptoni nëse bashkëshorti
/ bashkëshortja juaj është bllokuar në trafik, nëse një miku juaj ka
ardhur gjatë fundjavës në qytetin tuaj apo edhe nëse avionic me të
cilin të afërmit tuaj udhëtojnë ka zbritur apo jo”, thuhet në njoftimin
e Google-it.

Duke ruajtur privatësinë e individëve në një shërbim të tillë, Google
ofron ofron mundësitë opsionale online të përdorimit të programit. “Ju
nuk jeni të detyruar të viheni në një pozicion të tillë që jeni nën
kontroll nga të tjerët, edhe ju mund të kontrolloni në të njëjtën
mënyrë familjarët, miqtë dhe të afërmit, apo pse jo, nëse dëshironi
mund edhe të zgjidhni opsionin offline që nuk lejon të tjerët të
kuptojnë se ndodheni”, theksohet në lajmërimin e publikuar në faqen
zyrtare të Google.

Përdoruesit e këtij shërbimi do të kenë edhe mundësinë e “mashtrimit”,
pasi ata mund të tregojnë për shembull sikur janë në SHBA ndërsa janë
në Romë. Shërbimi është vënë në përdorim në 14 shtete evropiane dhe u
është sugjeruar 27 të tjerave.


Mitsubishi zbulon robotin kujdestar



Mitsubishi ka zhvilluar një robot të ri të quajtur Wakamarru, i cili
mund të identifikojë deri në 10 njerëz dhe të flasë me ta. Ai mund të
njohë deri në 10 000 fjalë. Roboti do të të zgjojë në mengjes, dhe të
të kujtojë të gjitha gjërat që ke për të bërë atë ditë.

Nëse ju shkoni me pushime, mund të lini atë të kujdeset për shtëpinë
tuaj. Gjatë ditëve që ju jeni me pushime roboti do t’ju njoftojë
nëpërmjet telefonit celular për çdo problem që mund të ndodhë në
shtëpinë tuaj.


Mjetet fluturuese me lazer



Problemi themelor tek mjetet fluturuese është sasia e karburantit që
ata duhet të mbajnë. Projektuesit janë të detyruar të ulin konsumin e
lëndës së djegshme dhe të "shtrydhin" serbatorin në brëndësi të
aeroplanit. E gjithë kjo rrit koston e prodhimit dhe ul
manovrueshmërine e mjetit.

Një zgjidhje e mundëshme, e cila zbatohet sot, është funizimi gjatë
fluturimit, gjë e cila është njëkohësisht e vështirë dhe e rrezikshme,
pasi duhet që të dy aeroplanët (furnizuesi dhe ai të cilit i nevojitet
karburant) të takohen në arër dhe lenda e djegshme kalon përmes një
tubi të përkulshëm.

Për këtë arsye, universiteti i Klevelandit ne Amerikë, ka projektuar
një mënyrë për të furnizuar mjetet futuruese duke përdorur një lazer me
fuqi të lartë për të karikuar batëritë të cilat ndodhen në bordin e
tyre.

Shkencëtarët e këtij universiteti thonë se në aeroplan duhet të
montohen panelet të cilat bëjnë të mundur konvertimin në energji
elektrike të më tepër se 60% të dritës së lazerit që i godet ato.
Kështu një lazer i vetëm mund të mbajë në fluturim disa avione për një
kohë të papërcaktuar, duke i "gjuajtur" me drite.

Përdorimi më i afërt mund të jëtë për mjete të lehta dhe pa pilot, por
me përmirësimin e teknologjise së lazerit dhe baterive, edhe avionët e
mëdhenj mund të mbahen në fluturim përgjithmon.

E njëjta ide mund të përdoret edhe për furnizimin e mjeteve hapsinore
drejtpërdrejt nga toka, por më parë duhet gjetur një zgjidhje për
problemin e mbinxehjes pasi në hapësirë nuk ka ajër për të ftohur
sistemin.


Gati automobili fluturues




Inxhinierët e NASA-s bëjnë të ditur se kanë përgatitur “automobilin e
parë fluturues” dhe se ai është i gatshëm që të testohet në fluturimin
e tij. I cilësuar si automobili i parë fluturues në botë, "Terrafugia
Transition" do të testohet në muajin e ardhshëm. Automobili në fjalë ka
një kapacitet për dy persona dhe vetëm brenda 15 sekondash mund të
kthehet në avion.

Zyrtarët e NASA-s bëjnë të ditur se për 18 muajt në vazhdim, Terrafugia
Transition do të prezantohet nëpër “Showroom-et” botërore.

Pronari i kompanisë Terrafugia me qendër në Masssachusetts, Carl
Dietrich, shprehet se makina në fjalë është e përmasave të tilla që
mund të mbahet në çfarëdo lloj garazhi normal. Ajo është një shembull i
parë i këtij lloji dhe punon me benzinë, vijon ai.

Shpejtësia maksimale me të cilën mund të udhëtojë Terrafugia Transition
është 180 kilometër në orë, ndërkohë që me serbatorin e mbushur plotë
mund të përshkojë plot 750 kilometër.



Çudia e IBM: Ja Web-i që do të flasë



IBM po përgatitet për një tjetër çudi teknologjike. Shumë shpejt,
përdoruesit e kompjuterëve dhe internetit, do të kenë mundësinë e një
“Spoken Web” (Web-i që flet). Me këtë teknologji, njerëzit do të kenë
mundësinë e marrjes së informacionit me zë, pas zërit që përcillet nga
aparati telefonik. Në këtë mënyrë, po bëhen përgatitjet që njerëzit në
vend të kompjuterit, me anë të telefonit celularë të kenë mundësinë e
gjetjes së informacionit të kërkuar.

Pas futjes në funksion të këtij Spoken Web, njerëzit do të kenë
mundësinë që kur përdorin makinë, nëpërmjet telefonit të orientohen për
në adresën që do të shkojnë. Po ashtu, mund të bëjnë rezervime në
restorante të caktuara dhe mësojë mbi vërejtjet që mund të ketë ndaj
tyre.

Për ata që janë të dhënë pas kuzhinës, do të mund të gjejnë receta
gatimi nga më të ndryshmet, duke kontrolluar kështu edhe nxehtësinë e
furrës, kohën se sa duhet të qëndroja tava në të etj.

Një tjetër gjë interesante, është që kur ata të dalin nga puna, për të
mos humbur kohë nëpër markete për blerjen e sendeve të nevojshme, do të
kenë mundësinë e porositjes para se të shkojnë atje.

E teksa shikojmë gjithë këto zhvillime në fushën e teknologjisë, vlen
të përmendet gjithashtu që vetëm 17 për qind e popullsisë botërore
përdorin internet. Rreth 83 për qind e saj, jetojnë në kushte të varfra.


Mafia mund të vrasë edhe me celular




Napoli - Policia napolitane ka arritur të zbulojë se mafia tani
më mund të vrasë edhe me anë të aparateve të telefonave celularë.
Policia ka organizuar një operacion në një park të Napolit ku në qendër
të tij ka qenë arrestimi i disa të dyshuarve për trafikim lëndësh
narkotike. Gjatë operacionin, policia, krahas sasisë së konsiderueshme
të lëndëve narkotike, arriti të sekuestrojë edhe një aparat telefoni
celular i cili në përbërje të tij kishte vend për mbajtjen e katër
plumbave. Telefoni në fjalë kthehej në pistoletë vetëm me shtypjen e
një butoni çfarëdo në të.


Organet e njeriut “do të printohen”



Tokio (Start)-E fundit nga teknologjia dhe studimet japoneze,
është edhe “printimi” i organeve të trupit të njeriut. Një studiues
japonez ka menduar të krijojë organe të trupit të njeriut në mënyrë të
ngjashme me printimin e letrave nga printerat e zakonshëm të
kompjuterëve. Shkenctari Makoto Nakamura, shprehet se duke parë vdekjet
e shumta për mungesë organesh, në mendje i kishte ardhur edhe studimi i
krijimit të organeve me “spërkatje” boje si ajo e printerëve të
kompjuterit.

Studiuesi, pasi ka analizuar pikëzat e bojës që lëshohen gjatë
printimeve, ka arritur në përfundimin se ato kanë afërsisht madhësinë e
një qelize. Sipas tij, mbledhja e këtyre miliona pikëzave dhe formimi i
një fotografi me përmasa të zakonshme, nuk është aspak e vështirë. Ai,
pasi ka studiuar këtë gjë, ka menduar më parë vendosjen në një pozicion
tri-dimensional të organit. Pas një përpjekje të gjatë, studiuesi
arriti të bind përfaqësuesit e kompanisë Epson që ta ndihmojnë atë në
krijimin e një “Printeri” i cili palos shtresat e qelizave sipas
komandës që do ti jepet.

Duke ju përgjigjur reporterit të AFP-së, Nakamura e ka cilësuar punën
si mjaft të vështirë. “Është një lloj sikur të ndërtosh një gradaçele
me gurë mjaft të vegjël. Por besoj se do të arrij të nxjerr në dritë
një zemër njeriu”, ka thënë ai.

Nakamura shprehet i vetëdijshëm se një projekt i tillë kërkon të paktën
2o vjet punë intensive. Ai shprehet se ka të paktën 13 vjet që e mendon
një gjë të tillë.

Pyetjes së si do të arrijë të krijojë qelizat bazë, ai nuk arin do t2i
përgjigjet. Mbase, sipas tij, do të merren qeliza të gatshme fillimisht
për tu krijuar kushte shumimi, por kurrsesi krijimi i qelizës nënë
duket i pamundur. Kjo, sipas teologëve, vërteton pamundësinë e krijimit
nga ana e njeriut, por sipas tyre, duke u bazuar në atë që Zoti ka
krijuar, mund të formohen organe e forma të ndryshme.


Shpejt, kompjutera që kuptojnë



Në një të ardhme jo shumë të largët, në treg do të hidhen kompjuterat
që njohin kuptimin e fjalëve. Një firmë amerikane ka prodhuar “kartën e
të kuptuarit” e cila në memorien e saj ka të paktën dhjetë herë më
shumë fjalë se sa një student i sapodiplomuar nga universiteti. Fale
kësaj karte, kompjuteri do të arrijë të mësojë edhe kuptimin e fjalëve.
Sipas përfaqësuesit të kompanisë, Scott Jarus, cituar nga AFP,
“kompjuterit i janë mësuar të gjitha fjalët dhe fjalitë në gjuhën
angleze. Bazuar në programet e përgatitura, gjithçka do të funksionojë
sipas trurit të njeriut. Për përgatitjen e kësaj karte, janë dashur 30
vjet punë. Ajo njihet si ‘sematik web’ dhe është e destinuar për ‘web
3.0’”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:30 pm

Kujdes! Virusi sulmon nëpërmes Gtalk









Me anë të shërbimit të kompanisë Google për komunikim të çastit,
Gtalk, po shpërndahet një virus i cili mundet që seriozisht të cenojë
intimitetin e përdoruesve.

Virusi shpërndahet me dërgimin e porosisë 'Hey check out this video! .
Porosia zakonisht vjen prej përdoruesve që i njohim prandaj shumëkush,
e madje edhe njerëzit e avancuar në përdorimin e kompjuterit janë
mashtruar dhe kanë vizituar adresën e dhënë. Deri në këtë moment asgjë
s’ka të keqe, por në adresën e dhënë kërkohet nga përdoruesi që të
shkruaj emrin dhe fjalëkalimin për t’iu qasur shërbimit Google Talk, e
krejt këtë kinse për të parë video materialin e përmendur.

Shumë njerëz i kanë shënuar të dhënat e kërkuara dhe kështu u është grabitur llogaria e tyre për Google Talk.

Supozohet se tanimë është gjetur dhe fajtori për përpunimin e këtij
virusi/krimbi, emrin e ka Hoan Ton-That dhe jeton në San Francisko. Ai
është gjetur pasi që ka filluar ë numëroj emrat dhe fjalëkalimet e
përdoruesve të cilat i ka mbledhur krimbi. Ende nuk dihet se çfarë
pasojash e presin.


Dell Studio XPS 435



Kompania Dell ka paraqitur modelet e reja të desktopëve nga linja e
njohur Studio XPS, e cila është e dedikuar për përdoruesit që kërkojnë
pak më tepër dhe për adhuruesit e lojërave kompjuterike.

Dell Studio XPS 435 blerësve u ofron vetëm procesorët Core i7 nga kompania Intel në kombinim me 24 GB DDR3 memorie.

Kartelat grafike në ofertë janë ato nga ATI, prej Radeon HD 3650, mbi
4670 dhe deri tek Radeon HD 4870, derisa për zë përkujdeset kartela
prej 7.1 kanalesh nga Intel apo kartela Sound Blaster X-Fi nga
Creative. Sistemi i disqeve shkon prej 1.5 deri në 4.5 terabajt,
varësisht nga konfiguracioni dhe numri i disqeve, e në të gjendet edhe
Blu-ray dhe rrjeta e integruar pa tela.

Së bashku me kompjuter shiten versionet 64-bitëshe të sistemit operativ Windows Vista (Home Premium apo ajo Ultimate).

Çmimet nisin prej 1.100 dollarë amerikanë për modelin me procesor Core
i7 920, 3 GB memorie dhe Radeon HD 3650 e më shumë, varësisht prej
pajisjeve që përdoruesi kërkon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:31 pm

Truri di të flasë edhe pa fjalë










Në trurin e njeriut ekziston një zonë e aftë për të përdorur sintaksen edhe në mungesë të fjalëve.

Sintaksa që është kapaciteti për të prodhuar fjalë, është përcaktuar
shumë domethëëse dhe thelbësore per gjuhën e folur. Një veti e tille
është e lindur tek njeriu, ndersa tek kafshët mungon sepse në qenien
tonë është e kodifikuar në një zonë të trurit që quhet broka.

Për këtë gjë dihet qysh në vitet 1800, ndërsa zbulimin konkret e ka
bërë doktori Paul Broca, i cili zbuloi tek një pacient me hematome
celebrale se edhe pse ai kishte deshirë të fliste, nxirrte me tingull
vetëm fjalën “Tantantan”. Në të shkuarën kjo zonë është identifikuar
edhe si pergjegjëse për artikulimin e gjuhës nga shurdhëmemëcët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:31 pm

Teleskopi Kepler niset në hapësirë në kërkim të jetëve të tjera
Agjencia amerikane e hapësirës NASA hodhi në hapësirë një teleskop të
ri, me shpresën për të zbuluar planete të ngjashme me Tokën.
Teleskopi Kepler u hodh nga një raketë mbrëmë nga Kepi Kanaveral i
Floridës. Gjatë misionit të tij prej tre vjet e gjysëm, teleskopi do të
vëzhgojë rreth 100 mijë yje, në kërkim të planeteve me përmasat e Tokës
dhe në veçanti me temperaturat e nevojshme për të patur ujë, që është
elementi i nevojshëm për jetën.

Projekti me vlerën e 600 milionë dollarëve ka emrin e astronomit
gjerman të shekullit të 17-të, i cili ndihmoi në përshkrimin e lëvizjes
së planeteve në orbitat rreth yjeve.


Incizohet ‘vallëzimi’ i dy vrimave të zeza



Shkencëtarët kanë gjetur deri tani dëshmi më të mira për "vallëzim" në
dy vrima të zeza, që orbitojnë njëra rreth tjetrës në kuadër të
galaksisë së njëjtë.

Ndonëse shkencëtarët edhe paraprakisht supozonin se një fenomen i tillë
ekziston në gjithësi, ai deri tani asnjëherë nuk është vërejtur.

Dy vrimat e zeza ose e ashtuquajtura "përbërje binare" orbitojnë njëra
rreth tjetrës në largësi dukshëm më të vogël prej asaj për të cilën
supozonin shkencëtarët.

Ky zbulim, që është publikuar në revistën "Nature", bie ndesh me
teorinë e zgjerimit të galaksive, e cila shprehet se në secilën prej
tyre gjendet nga një vrimë e zezë në vetë qendrën e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:32 pm

Një terabajt hapësirë për ruajtje të dhënave në SSD










Këtë do ta vendosim në kategorinë “për ata që kanë tepër para”. Në
fakt, kompania OCZ ka paraqitur katër disqe SSD në një shtëpizë të
cilët integrohen në qasjen PCI të kompjuterit tuaj dhe ofrojnë një
terabajt hapësirë.


Z-Drive i kompanisë OCZ është një prej atyre kurioziteteve që mund ta
shihni vetëm në panairet siç është ai CeBIT. OCZ ka vendosur në një
shtëpizë PCI katër disqe SSD, secili me kapacitet prej 256 gigabajt,
plus 256 MB RAM memorie.

Të gjithë së bashku do t’u ofrojnë një terabajt hapësirë për të ruajtur
të dhënat, me shpejtësi të leximit deri në 600 megabajt për sekondë,
derisa ajo e shkrimit do të jetë 500 megabajt për sekondë.

Çmimi do të jetë në mes të 1.500 deri në 2.000 dollarë, e mund të
pritet në tregun amerikan për rreth gjashtë javë. Mirëpo, nëse as kjo
hapësirë nuk ju mjafton, OCZ është duke planifikuar të del me pajisjen
prej katër terabajtësh. Se sa do tu kushtojë kjo, as nuk duam të
mendojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:32 pm



SHBA-Telefoni Lady Diamond është risia më e re e sjellë nga kompania
Gresso. Duket qartë edhe nga emri, ky është një telefon për gra
pasanike. Është për ato femra të cilat janë në gjendje të paguajnë
5.500 dollarë për të patur një celular të tillë, ndonëse janë hedhur në
qarkullim vetëm 8 ekzemplarë të këtij lloji.


Për sa i përket pamjes, celulari “Lady Diamond” është përpunuar nga
qeramika e teknikës së lartë në ngjyrë “Magenta Diamond”, është
mbështjellë me ar prej tetë karatësh dhe përmban katër diamante në
tastet për navigim.
Ndërkohë ky telefon është i pajisur me një fotokamera prej 2 mega
piksel, me një memorie prej 2 gigash, lidhjet GSM/GPRS e Bluetooth.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:33 pm



Apple ka ftuar gazetarët në paraqitjen e versionit të ri të
softuerit për shumë të popullarizuarin iPhone, e cila do të mbahet më
17 mars të këtij viti.


Paraqitjen e softuerit kompania Apple e ka organizuar në zyrat e saja
qendrore në Cupertino të Kalifornisë. Gazetarët do të mund të shohin
versionin 3.0 në vepër, derisa Apple planifikon të shfaqë edhe paketën
e re softuerike të dedikuar për programuesit të cilët përpunojnë
programe për iPhone. Nuk përmendet koha e daljes zyrtare e versionit të
ri në treg, derisa Apple ka lënë të kuptojë se ajo që gazetarët do të
shohin është versioni në fazën zhvilluese dhe ende të papërfunduar.

Apple e ka paraqitur iPhone 3G verën e kaluar. Gjatë vitit 2008 janë
shitur gjithsej 12.7 milionë iPhone që ka qenë më shumë se parashikimet
dhe planet e kompanisë Apple se do të shes 10 milionë njësi.

Momenti vendimtar për popullarizim e iPhone ka qenë atëherë kur
programuesve u është dhënë mundësia që të krijojnë aplikacione për të.
Pikërisht numri i madh i aplikacioneve të llojllojshme të cilat mund të
shkarkohen pa pagesë apo me një pagesë simbolike e bëjnë celularin
iPhone aq funksional dhe te ardhura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:33 pm

Mbi 25.000 aplikacione në App Store








Nuk
është zyrtare, por gjithsesi është informacion i besueshëm, në dyqanin
online të kompanisë Apple – App Store janë në dispozicion mbi 25.000
aplikacione.


Përkundër kritereve rigoroze me të cilat Apple pranon aplikacione të
reja në App Store, ky shërbim është duke u rritur pandalshëm nga dita
në ditë. Informacionet e fundit nga faqja e internetit 148Apps flasin
se në App Store, për gjithsej tetë muaj të ekzistimit, janë shumuar mbi
25.000 aplikacione.

Lidhur me këtë të arritur, paraqiten edhe statika interesante. Çmimi i
përgjithshëm i të gjitha aplikacioneve në App Store është 72.471
dollarë e 81 centë, e më së shumti ka prej atyre me çmim prej 0.99
dollarësh (gjithsej 10.464). Aplikacione pa pagesë janë 6.170,
respektivisht rreth 23%, derisa më e dendura është kategoria e lojërave
e cila ka gjithsej 5.343 aplikacione. Çmimi mesatar i aplikacioneve
(përfshirë edhe ato pa pagesë) është 2.79 dollarë.




Në fund të muajit të kaluar është publikuar se Windows Mobile, i cili
përndryshe ekziston që nëntë vjet, gjithsej ka rreth 20.000
aplikacione. Blackberry, Microsoft, Nokia e Palm tanimë janë udhës për
të paraqitur një vend të centralizuar të dedikuar për shpërndarjen e
aplikacioneve të platformave të tyre. Derisa, Google Android Market
tanimë është në funksion, e para pak kohe është integruar edhe
mbështetja për pagesën e aplikacioneve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:33 pm

Komisioni Evropian i kënaqur me hapin e Microsoftit








Pasi
që Microsoft e ka konfirmuar mundësinë e largimit të aplikacioneve nga
sistemi i ri operativ - Windows 7, Evropa është e kënaqur.


Komisioni Evropian, i cili kishte ngritur padi në Microsoft për shkak
të integrimit të shfletuesit Internet Explorer në sistemet operative
Windows, është i kënaqur me hapin e fundit të ndërmarrë nga gjiganti
Microsoft.

Sa për rikujtim, Microsoft ka konfirmuar se qysh në versionin e radhës
të Windows 7 do të ofrojë mundësinë e largimit të Internet Explorer,
Windows Media Player, Windows Media Center, Windows DVD Maker e Windows
Search.




Në një deklaratë për transmetuesin britanik BBC, i ngarkuari i
Komisionit Evropian për këtë çështje, Neil Barrett, ka thënë ke ky hap
është një gjë e mirë, si për Microsoftin ashtu edhe për konkurrentët.
Ai ka theksuar se deri tek vendimi për mundësinë e çaktivizimit të
komponentëve të caktuar të Windows ka ardhur ekskluzivisht në
Microsoft, pa ndonjë presion nga jashtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:34 pm

Shpërthimi në Cernobil pakësoi insektet










Dy dekada pas shpërthimit të centralit bërthamor të Cernobilit,
rrezatimi po shkakton ende pakësimin e numrit të insekteve dhe
merimangave.
Sipas një grupi kërkuesish që studiojnë zonën rreth Cernobilit, vihen
re sinjale të forta të uljes se insekteve dhe ndotjes. Grerezat,
karkalecat, fluturat, pilivesat dhe merimangat janë pakësuar. Zbulimi
është publikuar në revisten “Biology Letters”.
Dy kërkues amerikanë kishin deklaruar më parë se niveli i rrezatimit në
këetë zonë kishte ndikuar edhe tek zogjtë dhe tani studimet janë
shtrirë tek insektet, ndërsa më vonë do të vazhdojnë me gjitarët dhe
bimët.


Indi, zbulohen bakterie të panjohura nga shkenca



Bakterie të panjohura deri më sot nga shkenca janë gjetur rreth 40 km nga planeti Tokë.

Zbulimin e ka bërë një top aerostatik i Indian Space Research
Organization dhe bakteriet janë quajtur Bacillus Isronensis, Bacillus
Aryabhata e Janibacter Hoylei. Topi aereostatik me peshe 459 kilograme
u leshua nga baza e Hyderabad ne jug te Indisë për të mbledhur kampione
ne lartesite nga 20-41 km prej siperfaqes se Tokes.

Sipas kërkuesve, një prej tezave mund të jetë se bakteriet mund te jenë
leshuar ne ambient mijera vjet me pare nga aktivitetet vullkanike të
Tokës, duke u pershtatur edhe ne kete latresi ku ativiteti i rrezeve
ultraviolet eshte i larte.

Por ajo që ngjall më shumë interes është pista se prejardhja e
bakterieve mund të jetë nga objektet e paidentifikuara fluturuese ose
alienët, gje te cilën e besojnë shumë pak vetë në ekpinin e studimit.


Celularët dëmtojnë zonën e të menduarit



Fushat magnetike që përçojnë celularët ndikojnë shumë në aktivitetin celebral.

Në këtë përfundim kanë dalë disa shkencetarë italianë, të cilët e kanë
publikuar studimin në revisten "Journal of Cerebral Blood Flow &
Metabolism".

Ekspozimi ndaj fushave magnetike ndryshon menyren tone të të menduarit
pasi ndikon në disa zona të trurit që kanë lidhje me marrjen e
vendimeve, mendimin krijues dhe përqendrimin. Rreziku që sjellin
celularët në trurin tonë është i njëjtë edhe në momentin që aparatet
janë të fikur por ndodhen pranë.

Gjithësesi, sipas shkencëtareve, nëpërmjet këtij studimi nuk mund të
jepen rezultate përfundimtare pasi nuk janë vërtetuar ende efektet
afatgjata në trupin e njeriut. Nga ana tjetër, vërtetohet se efektet
afatshkurtra janë të dukshme.


SHBA, shpiket bateria që karikohet për 10 sekonda



Shkencëtarët amerikanë kanë shpikur një bateri që karikohet shumë herë
më shpejt se ato ekzistueset. Zbulimi i publikuar në revisten “Nature”
pritet të shkaktojnë një revolucion në pajisjet dhe makinat elektrike.

Edhe celularët do të mund të karikohen brenda pak minutash, ose
sekondash. Kërkuesit e Massachusetts Institute of Technology thonë se
do të duhen vetëm dy vjet që bateri te tilla të dalin ne treg.

Sekreti qendron ne materialin e ri të baterive me jone litiumi, që kane
një shtresë speciale që lejon karikimin dhe shkarkimin dhjetëra herë më
të shpejtë se në rastin e baterive ekzistuese. Ajo mund të përdoret
edhe për energjinë e erës dhe atë diellore.

Shkencëtari Gerbrand Ceder shprehet entuziast se një celular do te mund
te karikohet per dhjetë sekonda dhe shumë shpejt edhe makinat elektrike
do të bëhen më praktike. Karikimi për bateritë e tyre do të zgjasë 5
minuta.

Bateritë me litium të veshur kanë edhe një tjetër avantazh tjetër, pasi
materiali i tyre konsumohet me pak kur karikohen dhe shkarikohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:34 pm

Internet Explorer çdo ditë e më shumë po e humb betejën kundër Firefox











Muaji i dytë i vitit 2009 ka sjellë një situatë pak më ndryshe në
tregun e shfletuesve të internetit në krahasim me janarin sa i përket
faktit se cili shfletues po ja vjedh kujt përdoruesit, por një trend
mbetet i njëjtë, Internet Explorer çdo ditë e më shumë po e humb
betejën kundër Firefox.


Dallimi në mes dy shfletuesve të përmendur ka rënë nën 50 për
qind, edhe pse Internet Explorer edhe më të tutje mbetetsundimtar i
kësaj pjese të tregut.

Siç raportojnë analistët e kompanisë NetApplications, gjatë muajit
shkurt numri i përdoruesve të Internet Explorer ka rënë në pjesëmarrjen
prej 67.44 për qind, derisa numri i përdoruesve të Firefox është rritur
në 0.24 për qind dhe tani përbën 21.77 për qind.

Safari është radhitur në vendin e tretë me pjesëmarrje prej 8.29 për
qind, Google Chrome në të katërtin me 1.15 për qind dhe Opera në vendin
e pestë me pjesëmarrje prej 0.71 për qind.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:35 pm

Rrjedh Dell Mini 11











Sipas informatave nga faqja gjermane e internetit Netbooknews, në
linjën ekzistuese të kompjuterëve Mini të kompanisë Dell do të mund të
paraqitej edhe një kryqëzim në mes të laptopit dhe netbookut prej 11
inçësh.


Informatat e “rrjedhura” në publik nga Dell zbulojnë se bëhet fjalë për
një kompjuter bartës me diagonale prej 11.6 inç. Më së shumti ka gjasa
që të jetë i bazuar në platformën e Intel me procesor të voltazhit
ultra të ulët, derisa do të vjen me 2 GB RAM, disk prej 250 GB dhe
Windows XP apo Vista..

Koha e pritur e lansimit të tij në treg është fundi i tremujorit të
dytë apo fillimi i të tretit me çmim të rekomanduar të shitjes prej 500
dollarësh – për tregun amerikan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:35 pm

Vjen Bluetooth 3.0











Të dhënat e fundit mbi specifikat e standardit të ri zbulojnë se
Bluetooth 3.0 do të mbështesë shpejtësitë e bartjes së dhënave sikur
edhe Wi-Fi.


Bluetooth SIG para lansimit zyrtar ka publikuar detajet e standardit
Bluetooth 3.0. Sipas informacioneve të fundit, nga paraardhësi i tij
Bluetooth 2.0, standardi i ri do të jetë disa herë më i shpejtë.

Sipas specifikave të paralajmëruara, versioni i tretë do të duhej të
ofrojë shpejtësi të bartjes së dhënave sikur edhe Wi-Fi. Po ashtu,
teknologjia e re Enhanced Power Control do të ndihmojë në ruajtjen e
lidhjes edhe nëse pajisja gjatë bartjes së dhënave mbyllet, sa për
shembull, nëse vendoset në xhep apo çantë.

Detajet shtesë do të publikohen më 21 prill, kur specifikat e këtij
standardi do të publikohen edhe zyrtarisht. Se kur Bluetooth 3.0 do të
mund të paraqitej në produktet e reja nuk dihet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:35 pm

T-Mobile G2 vjen më 21 prill?











Filiali amerikan i T-Mobile ka paralajmëruar konferencën për
gazetarë, detajet nuk janë publikuar, por supozohet se është duke
ardhur Androidi i dytë me radhë.
T-Mobile më 21 prill në New York do
të mbaj konferencën të veçantë për gazetarë. Detajet nuk janë bërë të
ditura, por thuhet se do të mund të bëhej paraqitja zyrtare e celularit
të ri HTC Magic, i njohur nën emrin T-Mobile G2.

Konferencën e fundit të ngjashme T-Mobile e ka mbajtur gjatë muajit
shtator të vitit të kaluar kur është paraqitur celulari i parë me
sistemin operativ Android të kompanisë Google, ai HTC Dream.

Modeli i ri G2 do të jetë pa tastierë harduerike, derisa do të ketë
ekran 3.2 inçësh, mirëpo në dimensione më të vogla të shtëpizës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:35 pm

NOKIA E75, doli në shitje











Gjatë muajve të kaluar ne kemi "marrë informacion, një grumbull fotosh
dhe disa supozime për modelin E75 ... Së fundi, kompania Nokia lajmëroi
që do të fillojë me shitjen e telefonit celular E75.


Ky rrëshqitës (slajder) kur hapet, paraqet një tastierë QWERTY
plotësisht të hapur, dhe përmban ndërfaqen e përdoruesit nga Nokia.
Interfejsi i këtij telefoni ka mbulim për Microsoft Exchange, dhe aty
janë edhe N-Gage, funksionet për lojëra.

Specifikat tjera përfshijnë një kamerë me 3,2 mega-piksel, mbështetje
për GPS, WiFi, FM radio dhe Bluetooth. Kur bëhet fjalë për mbështetjen
e rrjetit, ky model posedon quadband Nokia E75 GSM dhe dualband
(900/2100) HSDPA.

Të gjitha funksionet që janë kryer janë të shqyrtuara në ekranin e
madhësisë 2,4 inç, e cila ofron imazhin në zgjidhjen e 240 x 320
piksels. Nga shërbimet janë të pranishme, Ovi Files dhe Nokia Maps.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:36 pm

T-Mobile G2 vjen më 21 prill?











Filiali amerikan i T-Mobile ka paralajmëruar konferencën për gazetarë,
detajet nuk janë publikuar, por supozohet se është duke ardhur Androidi
i dytë me radhë.


T-Mobile më 21 prill në New York do të mbaj konferencën të veзantë
për gazetarë. Detajet nuk janë bërë të ditura, por thuhet se do të mund
të bëhej paraqitja zyrtare e celularit të ri HTC Magic, i njohur nën
emrin T-Mobile G2.

Konferencën e fundit të ngjashme T-Mobile e ka mbajtur gjatë muajit
shtator të vitit të kaluar kur është paraqitur celulari i parë me
sistemin operativ Android të kompanisë Google, ai HTC Dream.

Modeli I ri G2 do të jetë pa tastierë harduerike, derisa do të ketë
ekran 3.2 inзësh, mirëpo në dimensione më të vogla të shtëpizës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:36 pm

Microsoft SideWinder X3










Microsoft ka njoftuar se në muajin maj do të nxjerrë në treg edhe një 'mouse' nga familja SideWinder- modelin SideWinder X3.

Me një dizajn më pak të kufizuar dhe më dimensione më të vogla nga i
mëparshmi, ky është modeli i parë me formë simetrike, i cili iu
përshtatet edhe djathtakëve edhe majtakëve.

Hardueri tashmë është i ditur, laseri është me rezolucion 2.000 dpi me
mundësi të rregullimit të rezolucionit me ndihmën e tasteve të veçanta.


Përveç performancave të jashtëzakonshme, Microsoft-i ka qenë i kujdesshëm edhe në çmim, i cili është 39.95 dollarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:36 pm

USB- memorie të sigurta










Laboratori hulumtues i kompanisë Fujitsu ka zhvilluar një prototip
të USB-së, i cili duhet t’i ruajë me siguri të madhe të dhënat e
kopjuara në të.

Humbja apo vjedhja e USB-memories do të thoshte edhe zbulim i
informatave sekrete të kompanive të ndryshme, ndërsa këtë gjë Fujitsu
planifikon ta ndalojë me dy mënyra teknologjike: fshirjen automatike të
të dhënave dhe me devijimin e tyre.

Fshirja automatike e të dhënave mund të rregullohet për një periudhë të
caktuar (p.sh. 24 orë) dhe USB-memoria do të mund të funksionojë vetëm
në kompjuterin përkatës. Nëse USB-memoria nuk vendoset në kompjuterin e
duhur dhe nëse kalon koha e caktuar, të dhënat do të fshihen në mënyrë
automatike, ndërsa për këtë janë përgjegjës procesori dhe bateria.

Me anë të devijimit të të dhënave pamundësohet kopjimi i materialit nga
USB-ja në një kompjuter tjetër: të dhënat ndryshohen drejtpërsëdrejti
në USB dhe kopjimi i tyre është i mundur vetëm në serverin e korporatës
përkatëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:36 pm

Përdoruesit më të kënaqur me kompaninë Apple











Apple është bindshëm prodhuesi më udhëheqës i kompjuterëve personal
sipas kënaqësisë së blerësve, pasuar nga Gateway, HP, Compaq e Dell.


Në hulumtimin më të ri të kënaqësisë së blerësve të kompjuterëve
personalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilën e ka kryer
kompania Forrester Research notat bindshëm më të mira i ka marrë
kompania Apple.

Me notë kënaqësie prej 80% Apple është dukshëm para të plasuarit të
dytë Gateway përdoruesit e të cilit janë shprehur 66% të kënaqur, e
pasohet nga HP, Compaq e Dell.

Gateway është prodhuesi i vetëm i kompjuterëve të bazuar në sistemet
operative Windows me mbi 65% të përdoruesve të kënaqur, që sipas
vlerësimit të Forrester mjafton të vlerësohet si “në rregull”, derisa
për mbi 80% përdorues të kënaqur të Apple kanë marrë notën “e mirë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:37 pm

Vjen trashëguesi i Nokia 5800 XpressMusic?












Gjatë muajit maj apo qershor Nokia ka për qëllim të paraqes
trashëguesin e telefonit të mençur muzikor 5800 XpressMusic, së paku
nëse mund t’i besohet informatave të portalit DigiTimes.


Supozohet se kompania tanimë ka porositur një numër të madh të ekraneve
të ndjeshme në prekje, të mjaftueshëm për prodhimin fillestar të dy
milionë pajisjeve.

Mirëpo ekranet e reja janë të llojit capacitive, të ngjashëm me ata që
Apple dhe prodhuesit tjerë integrojnë në pajisjet e tyre. Kjo do të
thotë se blerësit me këtë Nokia do të mund të udhëheqin nëpërmes
gishtave, pa pasur nevojë për stylus.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:37 pm

Procesorët e kompanisë VIA në OLPC










OLPC (One Laptop per Child) ka njoftuar se në versionin e ri të
laptopëve XO do të largohet nga procesori Geode i kompanisë AMD. Si
zëvendësim, do të përdoret ai C7-M i kompanisë VIA i cili punon në
frekuencat prej 400 MHz deri në 1 GHz, varësisht nga ngarkesa.


Përveç procesorit të ri, XO do të pajiset me chipset të ri me
përshpejtim 3D, mundësi të dekodimit të video materialeve high
definition (HD) dhe me sistemin surround të zërimit. Kapaciteti i
memories punuese do të rritet në 1 GB, derisa hapësira e diskut në 4 GB
apo, si opsion, në 8 GB. Po ashtu është paralajmëruar edhe përmirësimi
i ndriçimit të paraqitjes në ekran.

Përdorimi i komponentëve të ri do të mundësoi çmimin më të ulët për
përdoruesit. Prototipat e parë pritet të paraqiten gjatë muajit gusht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:37 pm

Spacepilot Pro, mouse i pazakontë










Kompania 3Dconnexion, e cila është formuar nga Logitech, në vitin
2001 është e njohur për prodhimin e 3D mouse’ve, të cilët janë
interesant dhe të pazakonshëm për nga dizajni dhe projektimi.


Eksperimenti i fundit me dizajn, është SpacePilot PRO mouse – pajisja
masive që duket që do të vijnë nga stacioni hapësinor. Në thelb, ky
mouse kryesisht i ngjan një gejm ped’i që përdoret për të luajtur video
lojëra.

SpacePilot PRO ka LCD ekran me ngjyra, i cili jep informacion në lidhje
me të dhënat, dhe këtë e bën duke përdorur çelësat funksional, si dhe
qasjen direkte në aplikacione të tilla si Outlook, Kalendari, Task
list, e-mail dhe të tjera.

Mousi është dizajnuar për të përparuar navigacionin MCAD, me pesë taste
me funksion të dyfishtë. Këto taste mund të jenë të programuara për të
zbuluar gabimet.

SpacePilot PRO është kompatibil me Windows XP dhe Vista, SuSE9.3,
Solaris 8 dhe 10 dhe Redhat Enterprise WS 4 sistemeve, dhe shitet me
një çmim prej 500 dollarësh amerikanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:37 pm

Vjen celulari rezistues ndaj ujit me energji solare











Operatori i dytë më i madh i telefonisë mobile në Japoni, KDDI au, e
ka zbuluar modelin e vet të parë veror të celularit i cili do të bëj
revolucion në treg.


Në fakt, kompania KDDI au në bashkëpunim me atë Sharp këtë verë do të
paraqes celularin e vet rezistues ndaj ujit, bateria e të cilit do të
mbushet me anë të energjisë solare.

Bateria e këtij telefoni do të jetë e plotë vetëm pas dhjetë minutash
të ekspozimit në dritën e diellit, derisa specifikat tjera si dhe
emërtimi nuk janë bërë të njohura.

Lajmi më së shumti i ka gëzuar aktivistët për mbrojtjen e mjedisit të
cilët për nj kohë të gjatë tërheqin vërejtjen për materiet e dëmshme të
baterive të hedhura të celularëve të cilat ndotin mjedisin.

Celulari i ri në tregun japonez vjen në muajin qershor, derisa plane për zgjerimin e tregut tani për tani nuk ka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:38 pm

Samsung – dy herë më shumë laptopë











Samsung për këtë vit ka paralajmëruar shitje prej së paku dy herë e
gjysmë më mirë të laptopëve se sa ka qenë në vitin 2008. Në tregun
botëror planifikon të shes gjithsej pesë milionë laptopë.


Gjatë vitit 2008, Samsung në përgjithësi ka shitur dy milionë laptopë
me të cilën gjë në listën e prodhuesve ka arritur të zë vendin e
dhjetë. Nëse përmbushen parashikimet e bëra, Samsung në atë listë do të
mund të ngjitej në vendin e shtatë.

Në tregun e netbookëve, prodhuesi korean deri në fund të vitit shpreson të rris pjesëmarrjen e vet nga 5% sa janë tani në 15%.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:38 pm

Vjen versioni Firefox 3.0.10











Firefox 3.0.10 sjell me vete rregullimin e problemit me “rrëzimin” e
shfletuesit dhe korruptimin e memories, probleme këto të cilat ishin
integruar në versionin 3.0.9


Vetëm disa ditë pas lëshimit të versionit 3.0.9 Mozilla ka lëshuar edhe
versionin 3.0.10 të shfletuesit të vet të internetit Firefox në të
cilin janë rregulluar gabimet e lëshuara në versionin paraprak.

Shumicës së përdoruesve versioni i ri do t’u vjen me anë të funksionit
të integruar për përditësim automatik, derisa mund të shkarkohet edhe
nga faqet zyrtare të Mozillas.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:38 pm

Disk i jashtëm elegant nga Samsung










Kompania Samsung ka paraqitur një disk të jashtëm në shtëpizën e vendosur horizontalisht nga alumini i lëmuar.

Përparësia më e madhe e serisë së pajisjeve Story nga Samsung është se
nuk duken aspak si disqet e jashtme të forta. Të gjithë ata që janë
lodhur nga shtëpizat e plastikës të cilat kryesisht i shohim në këto
lloj pajisjesh do të dinë të vlerësojnë diçka që duket se pjesë e
ndonjë sistemi muzikor - Hi-Fi.

Sa u përket specifikave, disqet do të janë në dispozicion me kapacitete
prej 500 GB si dhe 1 e 1.5 TB. Ata do të janë të pajisur me qasjen USB
2.0 si dhe me softuerin e Samsung për ruajtjen e sigurt të dhënave në
kohë reale, me mundësi të enkriptimit dhe mbrojtjes së dhënave me
fjalëkalim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:39 pm

Paraqitet disku optik prej 500 GB











Kompania "General Electric" ka paraqitur diskun optik me kapacitet prej 500 gigabajt, respektivisht 100 DVD disqe.

Disku mikroholografik është i të njëjtës madhësi sikur disqet
ekzistuese DVD, derisa ai është i dedikuar për arkivimin e të dhënave.
"General Electric" beson se edhe përdoruesit e rëndomtë do të mund ta
përdornin në playerët shtëpiak, transmeton BBC.

Disqet Blue ray, të cilët shërbejnë për incizimin e filmave me
definicion të lartë, aktualisht kanë kapacitet prej 25 deri në 50
gigabajt.

Disqet mikroholografike i ruajnë informacionet në tri dimensione, e jo
vetëm në sipërfaqe të diskut, dhe mu për këtë arsye kapaciteti i tyre
është dukshëm më i madh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:39 pm

Invadim i klonimeve - HiPhone Nano N3+











Klonimi i pajisjeve të popullarizuara, siç është ai i iPhone i
kompanisë Apple, apo Touch i kompanisë HTC, është bërë aq i rëndomtë sa
që nuk paraqet befasi kur një imitim i ri paraqitet në treg.


Për kualitetin e telefonave të klonuar mund të diskutohet (ndodhë të
kanë mundësi të cilat nuk gjenden as në pajisjen origjinale, por
gjithashtu shpesh u mungojnë disa opsione), derisa nga pikëpamja e
dizajnit kryesisht bëhet fjalë për imitime të mira.

Kloni më i ri, i cili vjen nga prodhuesi kinez i telefonave të klonuar
HiPhone, është ai Nano N3+. Bëhet fjalë për një telefon me kapak dhe
dizajn të bukur të maskës.

Pajisja ka butonin “click” dhe pamja e tij ngjan pothuajse
tërësisht në iPod Nano. Ekrani i tij është 2.8 inçësh QVGA i ndjeshëm
në prekje, me të cilën vjen edhe lapsi stylus.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:39 pm

Së shpejti vjen Samsung Omnia Pro?










Nëse mund t’i besohet blogut të pavarur italian hdblog.it i cili
është i dedikuar për hapat që ndërmerr Samsung, kësaj vere do të duhej
të paraqitej trashëguesi i modelit të suksesshëm të kompanisë Samsung,
atij Omnia.


Sipas thashethemeve të cilat janë shfaqur gjatë fundjavës, këtë
verë do të mund të dilte pajisja e quajtur Samsung Omnia Pro,
trashëguesi i drejtpërdrejtë i modelit Omnia.

Pos dizajnit të njohur pajisja do të duhej të përmbajë edhe tastierë të
plotë, ekran 3.5 inçësh WVGA të ndjeshëm në prekje si dhe fotoaparat
prej pesë megapikselash.

Sistemi operativ i pajisjes Omnia Pro do të duhej të ishte ai Windows
Mobile 6.1. Sërish ritheksojmë se bëhet fjalë për thashetheme, sipas të
cilave pajisja do të duhej të paraqitej këtë verë, me çmim prej rreth
500 eurosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:40 pm

Ndertohet aparati me 6 milione foto ne sekonde










Ne Universitetin e Kalifornise eshte ndertuar aparati fotografik me i shpejte ne bote fale teknologjise “Steam”.

Kete arritje e ka konkretizuar profesori Bahram Jalali, sipas te cilit,
aparati mund te fiksoje rreth 6 milione imazhe ne sekonde, ose me
sakte, mund te beje nje fotografi ne cdo gjysme miliarde sekonde. Por
ky zbulim nuk vendos nje limit, pasi shume shpejt mund te prodhohet nje
tjeter aparat qe ben 10 milione foto ne sekonde.
Teknologjia Steam nuk lejon qe shpejtesia me te cilen kryhen fotot, te
humbase ndricimin, cka do te thote se edhe cilesia eshte e nje niveli
te larte. Mrekullia e vertete e ketij aparati eshte se ai perdor nje
detektor. Nderkohe, kjo shpikje mund te sherbeje shume ne shkencen e se
ardhmes, pasi mjafton te imagjinojme sa i cmueshem mund te jete aparati
ne fotografimin e mekanizmave te prodhimit qelizor per te vezhguar
procesin e riprodhimit te qelizave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:40 pm

Palm Pre më i lirë se iPhone










Çmimi prodhues i Palm Pre sipas analizës së iSuppli është dukshëm më i
lirë se çmimi i prodhimit të iPhone 3G para dhjetë muajsh.

Edhe pse nuk ka të dhëna konkrete se prej çfarë pjesëve saktësisht
është krijuar Pre, parashihet se çmimi i të gjithë komponentëve të
përfshirë të mos i kalojnë 138 dollarë amerikanë.

Pjesët më të shtrenjta të telefonit është ekrani multi-touch, i cili
kushton 40 dollarë, memoria 8 GB e cila kushton 16 dollarë dhe
procesori prej 11 dollarësh. Fotoaparati me rezolucion prej tre
megapikselash e prodhuesit kushton 12 dollarë. Në përllogaritje nuk
janë përfshirë çmimi i zhvillimit të telefonit, marketingu dhe faktorë
të ngjashëm.

Sa për krahasim, çmimi prodhues i një iPhone 3G pas paraqitjes së tij ishte vlerësuar në 174 dollarë.

Thashethemet e fundit si datë të lansimit të Palm Pre përmendin 7
qershorin, dy ditë para datës së pritur të lansimit të gjeneratës së
ardhshme të popullarizuarit iPhone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:40 pm

Obama flash drive










Bëhet fjalë për një flash drive të cilin e ka shpikur dhe lansuar në treg kompania Active Media Products.

Me dimensione prej vetëm 40 x 14 x 5 milimetra, ky flash drive ka
kapacitet prej 2 GB (modelet me memorie më të madhe arrijnë së
shpejti), është rezistues ndaj ujit dhe në vete përmban kapakun
mbrojtës i cili sillet dhe në të cilin gjendet fotografia holografike e
Barack Obamas.

Kjo pajisje e vogël për ruajtjen e të dhënave ka USB 2.0 dhe në të
veçmë gjenden të dhënat e regjistruara si fjalimi i tij me kohëzgjatje
prej një orë në formatin mp3, fotografitë zyrtare të Obamas dhe disa
fjalime në formatin PDF.

Këtë flash drive prej 2 GB mund ta blini në Amazon.com për vetëm 8.95 dollarë plus shërbimet e dërgesës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:40 pm

Gmail sërish në telashe










Shërbimi Gmail i kompanisë Google rreth mesditës së sotme, sipas orës
sonë, sërish ka pasur telashe pasi që përdoruesit e këtij shërbimi në
pjesën më të madhe të botës nuk kanë mundur t’i qasen.


Së bashku me porosinë për një gabim të përkohshëm "Temporary Error (500)" është paraqitur edhe vërejtja, "We're
sorry, but your Gmail account is temporarily unavailable. We apologize
for the inconvenience and suggest trying again in a few minutes"
.

Google tani për tani nuk është deklaruar publikisht dhe ende nuk dihet
shkaku i vërtetë i prishjes. Problemet me qasje në Gmail përveç
përdoruesve të Evropës, i kanë paraqitur edhe ata nga Afrika e Azia.

Gjatë tre muajve të fundit kompania Google dy herë radhazi është gjetur në telashe të mëdha me këtë shërbim të njohur të saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:41 pm

Nokia biznes me bateri që qëndron gjatë










Nokia ka paralajmëruar trashëguesin e celularit të saj të biznesit
E51 dhe e ka emëruar E52. Modeli i ri i është përmirësuar në secilën
pikëpamje, e posaçërisht në kohëzgjatjen e baterisë.


Modeli i ri dallohet kryesisht për kohën në pritje të telefonit e cila
zgjat gati një muaj, mirëpo kohën kaq të gjatë të baterisë në realitet
do ta shkurtojnë mundësitë ai ofron si bartja e të dhënave HSDPA apo
navigimi A-GPS për të cilën gjë E52 është i gatshëm, pasi që ka pranues
GPS të integruar. Fotoaparati i integruar në këtë celular ka 3.2
megapiksela.

Modeli më i ri i serisë E të telefonave të mençur është bërë me
procesor më të shpejtë sesa paraardhësit e tij, niset nga procesori ARM
11 me takt punues prej 600 MHz. Ekrani i telefonit i ka karakteristikat
e njëjta sikur edhe në paraardhësin e tij, rezolucion 240 x 320 piksela
dhe shfaqje të 16 milionë ngjyrave, mirëpo diagonalja i është rritur
nga dy në 2.4 inç.

Çmimi i rekomanduar i këtij celulari si dhe data e saktë e fillimit të shitjes nuk dihen ende.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:41 pm

Vjen Lenovo IdeaPad S10-2











Lenovo ka paraqitur versionin e përditësuar të netbookut të saj IdeaPad
S10. Shenja dalluese e laptopit të ri është IdeaPad S10-2 i cili vjen
në shtëpizë për katër milimetra më të hollë dhe 200 gramë më të lehtë
se paraardhësi i tij.

Edhe më tutje është mbajtur ekrani 10.1 inçësh me ndriçim të
prapavijës prej 1.024 x 600 piksela, procesori është ai 1.6 GHz Atom
nga Intel, është integruar edhe një gigabajt e memories punuese si dhe
disku klasik prej 160 GB. Së bashku me lidhjen Wi-Fi, në mënyrë
opsionale ofrohet edhe qasja 3G në internet, derisa koha e deklaruar e
kohëzgjatjes së baterisë është gjashtë orë.

Nga softuerët me të shitet Windows XP Home, QuickStart, VeriFace dhe OneKey Rescue.

Në tregun amerikan netbooku do të paraqitet në fund të këtij muaji me çmim të rekomanduar të shitjes prej 350 dollarësh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:41 pm

Netbooku i parë i bazuar në Android








Sapo
janë paraqitur disa celularë solidë me sistemin operativ Android të
kompanisë Google, tashmë dikush veçmë ka tentuar të bëj edhe një laptop
të vërtetë me Android.

Nuk jemi krejtësisht të sigurt nëse më shumë bëhet fjalë për
telefon celular apo kompjuter, sikur që nuk jemi të bindur se Android
si platformë është e pjekur sa duhet për të kaluar në kompjuterë
personal të vërtetë.

Mirëpo Alpha 680 ka disa karakteristika interesante, të cilat madje
edhe nuk janë të lidhura me sistemin operativ; në të gjendet ekrani i
madh i ndjeshëm në prekje i cili mund të sillet.

Specifikat më shumë i afrohen celularit sesa kompjuterit. Ai përmban
procesor ARM11 me takt punues prej 533 MHz, rezolucioni i ekranit është
800 x 480 piksela, 128 MB DDR2 RAM memorie, Wi-Fi si dhe disk SSD me
kapacitet prej një gigabajt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:41 pm

MSI paraqet edhe një laptop Turbo











Pajisja më e re e nga seria e laptopëve Turbo Drive të kompanisë MSI ka
ekran 17 inçësh dhe harduer i cili pa problem do të mundësojë që
lojërat më të reja të luhen në të, dhe madje të ruaj edhe mjedisin
jetësor.


MSI Turbo Drive GX723 ka ekran me diagonale prej 17 inç dhe tastierë me
madhësi të plotë, dhe krejt këto në shtëpizën e punuar nga alumini e
cila në krahasim me laptopët e kompanive tjera për lojëra duket shumë
elegante.

Laptopi futet në lëvizje nga procesori Core 2 Duo i kompanisë Intel dhe
kartela grafike e NVIDIA-s GT 130M, të çiftëzuara me 4 GB RAM memorie
dhe diskun e fortë me kapacitet prej 320 apo 500 GB.

Domethënë, nuk është maja absolute e ofertave në treg, por është mjaft i fuqishëm edhe për lojërat më të reja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:42 pm

Netbook nga Albatron











Edhe një prodhues ka vendosur ta provoj veten në tregun e netbookëve, nga kompania Albatron vjen një pajisje e bukur.Edhe
në Albatron vlerësojnë se koha është që të futen në tregun e
netbookëve. Prodhuesi e ka bërë këtë me modelin me ekran 10.2 inçësh.

Sipas portalit teknologjik gjerman Netbooknews.de pesha e laptopit do
të jetë më e vogël se një kilogram, në të është integruar procesori 1.6
GHz Atom N270, një gigabajt i memories punuese, derisa në dispozicion
do të jetë disku prej 160 gigabajt, respektivisht disqet SSD prej 8 e
16 gigabajt. Bateria është me gjashtë qeli, mirëpo koha e autonomisë së
saj nuk është publikuar.

Koha e pritur e paraqitjes së këtij netbooku në treg është pjesa e dytë e vitit. Çmimet nuk janë bërë të njohura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:42 pm

Microsoft përfundon Windows Mobile 6.5










Nga tabori i gjigantit softuerik vjen lajmi se kompania ka kryer
versionin përfundimtar të sistemit operativ të dedikuar për pajisjet
celulare. Windows Mobile në versionin 6.5 u është dorëzuar partnerëve
prodhues.


Versioni përfundimtar i Windows Mobile 6.5 u është dorëzuar prodhuesve
siç është HTC, mirëpo do të kaloj edhe një kohë para se më të të mund
të luajnë përdoruesit. Prodhuesve u nevojitet një kohë për t’ia
përshtatur Windowsin e ri pajisjeve të tyre celulare. Sipas
paralajmërimeve, pajisjet e para të këtij lloje do të mund të kemi
nëpër duart tona vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti.

Windows Mobile 6.5 para së gjithash sjell risi kozmetike, mirëpo ato me
të madhe do të kontribuojnë në përdorimin më të lehtë të pajisjeve me
ekrane të ndjeshme në prekje, derisa do të përmirësohet edhe qasja në
përmbajtjet e internetit.

Risia tjetër qëndron në karakteristikat e Marketplace for Windows
Mobile, dyqanit online me aplikacionet e kësaj kompanie. Ato do të mund
të përdoren ekskluzivisht në WM 6.5, dhe do të mundësojnë që secili
përdorues aplikacion e blerë ta ndajë me pesë përdorues tjerë.

Marketplace for Windows Mobile fillimisht do të jetë në dispozicion në
29 shtete, mirëpo në Microsoft nuk i kanë përmendur se cilat janë ato.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:42 pm

WordPress 2.8 Beta 1











Testuesit dhe adhuruesit e aplikacionit pa pagesë WordPress tani mund
të shkarkojnë versionin eksperimental WordPress 2.8 Beta 1 dhe të
testojnë mundësitë e reja të cilat premtojnë se WordPress do të jetë më
i mirë dhe më i fuqishëm se kurrë më parë.


Ka shumë mundësi të reja të cilat na i sjell WordPress 2.8, e më e
rëndësishmja prej tyre është se tani mund të instaloni tema (themes)
drejtpërdrejt nga administrimi pa pasur nevojë të përdorimit të FTP-së.


Shkarkoni Wordpress 2.8 Beta 1 në .zip tani dhe provoni mundësitë e reja që ofrohen.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:42 pm

Palm Pre në treg arrin më 6 qershor










Kompania telekomunikuese amerikane "Sprint" ka njoftuar se telefoni i
shumëpritur i mençur i kompanisë Palm, me emrin Pre, vjen në tregun e
SHBA-ve më 6 qershor me një çmim prej 199 dollarësh.


Në fillim të këtij viti janë shfaqur fotografitë e para dhe video
incizimet e telefonit të mençur me të cilin kompania Palm dëshiron të
kthejë pjesëmarrjen e vet në treg e cila për vite tani po i rrëshqet
prej duarsh.

Palm Pre është pajisje e fuqishme e cila posedon pothuajse çdo gjë që
ka edhe iPhone dhe mund të lavdërohet edhe për mundësi të rëndësishme
të cilat aktualisht as iPhone nuk i ofron, si për shembull punën e
aplikacioneve në prapavijë.

Sa për rikujtim, Palm Pre ka ekran 3.1 inçësh të ndjeshëm në prekje me
rezolucion prej 480 x 320 piksela, tastierë rrëshqitëse QWERTY, lidhje
WiFi, USB, Bluetooth e HSDPA, fotoaparat me rezolucion prej tre
megapikselash, konektor 3.5 milimetërsh për dëgjuese, 8 GB të memories
së integruar, MMS dhe shumë gjëra tjera.

Palm Pre futet në funksion nga një platformë krejtësisht e re
softuerike, ajo webOS, nga e cila pritet shumë, e si punon me të
vërtetë në praktikë do të kuptojmë me kohën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Connor Forum ™ :: Informatika :: Interneti-
Kërce tek: