ForumPortaliPytësoriRegjistrohuidentifikimi
Reklama
Nuk ka akoma kerkese per Reklame
Ortaket

Lirenti.Com - Forumi i Fjales se Lire

Lirenti.Com

LoogTech Forum

LoogTech Forum
Sondazh
Cfare Web Browser-i perdorni?
FireFox
60%
 60% [ 3 ]
Google Chrome
0%
 0% [ 0 ]
Internet Explorer
40%
 40% [ 2 ]
Safari
0%
 0% [ 0 ]
Opera
0%
 0% [ 0 ]
netscape
0%
 0% [ 0 ]
Tjeter
0%
 0% [ 0 ]
Totali i votave : 5
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 27 më Sat Nov 14, 2009 3:12 pm

Share | 
 

 Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:43 pm


Samsung e LG shesin mbi 40 milionë celularë











Dy prodhuesit koreanë kanë njoftuar se kanë shitur (secili) nga 20 milionë celularë me ekrane të ndjeshme në prekje.


Shitja e celularëve me ekrane të ndjeshme në prekje është në rritje të
vazhdueshme, e pothuajse secili prodhues e ka vendosur llojin e këtyre
pajisjeve në ofertat e tyre.

Një prej lojtarëve të mëdhenj në këtë fushë, Samsung e LG, për dy vite
së bashku kanë shitur 40 milionë celulare me ekrane të tilla.

Aktualisht në renditje sipas shitjes Samsung gjendet në vendin e dytë,
derisa LG në të katërtin. Modelet më të popullarizuara të Samsungut
kanë qenë F480 e Omnia, derisa nga modelet e LG-së më së miri janë
shitur Viewty e Cookie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:44 pm

Nokia E71 e dekoruar me diamante











Kompania Continental Mobiles ka shndërruar modelin e celularit E71 të Nokias në një simbol shndritës përplot me diamante.

Vet celulari Nokia E71 nga brendësia nuk ka ndryshuar asgjë, ende bëhet
fjalë për njërën prej pajisjeve më të dëshiruara në treg, vetëm që tani
do të tërheq edhe më shumë shikimet e njerëzve, posaçërisht nëse
nxirret nga xhepi në ndonjë vend glamuroz.

Mirëpo, krejt çka shndrit edhe kushton apo jo, kështu që për këtë
variant duhet të paguhen pak më shumë para, 5.999 funte angleze. E kujt
ia ka qejfi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:44 pm

Këtë vjeshtë vjen Microsoft Zune HD










Ka arritur edhe vërtetimi zyrtar i thashethemeve të cilat për një kohë
po sillen nëpër internet. Për këtë vjeshtë, Microsoft ka përgatitur
versionin e pajisjes së vet multimediale Zune me të cilën përdoruesit
do të mund të shfletojnë internetin, të riprodhojnë filma në rezolucion
HD dhe të kanë radio pranues digjital.


“I riu Zune HD është tentim i drejtpërdrejt i Microsoft të grabis
pjesët e tregjeve të cilat i mban aktualisht iPod Touch i kompanisë
Apple”, ka deklaruar Chris Stephenson, drejtor i marketingut të
Microsoft Zune.

Pajisja do të përmbajë ekran të ndjeshëm në prekje OLED, do të vihet në
funksion nga versioni i përshtatur i sistemit operativ Windows CE,
derisa në të do të gjendet edhe versioni i Internet Explorerit për
qasje në përmbajtjet e internetit, mirëpo i përshtatur për ekranin e
tij.

Çmimi dhe kapaciteti i pajisjes mbeten të panjohura, mirëpo në
Microsoft kanë zbuluar se në vend të diskut të fort si hapësirë për
ruajtje të dhënave në HD Zune do të jetë e pranishme memoria flash.

Të gjitha detajet Microsoft do t’i plotësojë në panairin e radhës E3.

Për fat të keq, siç po qëndrojnë gjërat tani, Microsoft Zune HD do të jetë i pranishëm ekskluzivisht në SHBA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:45 pm

F-Secure Mac Protection










F-Secure ka lëshuar versionin eksperimental të softuerit kundër viruseve për pronarët e kompjuterëve Macintosh.


Me rritjen e popullaritetit të kompjuterëve Mac rrezikimi i tyre
potencial nga viruset dhe softuerëve tjerë dashakeqë. Kompania F-Secure
për këtë arsye së shpejti përgatit zgjidhjen kundër viruseve F-Secure
Mac Protection për pronarët e kompjuterëve Macintosh..

Paketa ofron mbrojtje lokale nga viruset dhe malware-t me shfrytëzim
minimal të resurseve, derisa në të gjendet edhe përditësimi automatik i
bazës së definicioneve të viruseve. Vetëm paraqitja grafike është shumë
e ngjashme me paketën më të re kompanisë Internet Security, e cila
gjithashtu del në shitje për disa muaj.

F-Secure Mac Protection ende është fazën eksperimentale të zhvillimit
(versioni 1.0 ka dal më 20 maj), derisa të interesuarit mund të
provojnë softuerin në faqet zyrtare të kompanisë, natyrisht me
regjistrim paraprak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:45 pm

Edhe një shfletues interneti për celularë










Numri çdo ditë e më i madh i celularëve me mundësi të qasjes në
përmbajtje të internetit siç edhe është mundur të pritet shtynë
prodhuesit e softuerëve të paraqesin punimet e tyre të dedikuara për
këto lloj pajisjesh. Kompania Skyfire paraqiti versionin përfundimtar
të shfletuesit me emrin e saj.


Shfletuesi Skyfire ka qenë në dispozicion për disa muaj rresht tani,
mirëpo vetëm tash është paraqitur në versionin përfundimtar të tij.
Gjer tani versionin eksperimental e kanë shkarkuar afro një milion
përdorues, mirëpo pas paraqitjes së versionit përfundimtar sigurisht që
kjo shifër do të rritet dukshëm.

Skyfire është i dedikuar për përdoruesit të cilët në celularët e tyre
kanë platformat Windows Mobile apo Symbian, e ajo që e dallon nga
produktet konkurrente, siç është Opera Mini, është se ky shfletues i
paraqet faqet e internetit ashtu siç janë, me mbështetje të plotë për
Flash 10, Silverlight 2, Ajax apo JavaScript.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:46 pm

Lenovo dhe nvdia nënetbook të optimizuar me ion











Lenovo ka shpalosur një netbook për të cilin thuhet se në mënyrë të vazhdueshme sjellë 10 herë performancë më të shpejtë.


IdeaPad S12 veçohet me procesorin grafik të Nvidia, ION, së bashku
me një ekran 12 inç, 160 GB kapacitet për ruajtje të të dhënave, 1GB
memorie punuese (RAM) dhe bateri që qëndron deri në gjashtë orë.
Sipas Jeff Fisher nga Nvidia, netbook-u i avancuar është “një ndryshues i lojës” së kësaj industrie.

“Është një testament i fuqishëm i asaj se çfarë mund të bëjë një PC i
vogël i optimizuar me ION” shpjegoi Fisher. “S12-i i hollë dhe i lirë,
bën çdo gjë që prisni nga një PC të bëjë, duke përfshirë lëshimin e
filmave, luajtjen e lojërave, shfletimin e fotografive të pushimeve apo
editimin e video materialeve familjare”

S12, që është i pajisur me një port HDMI, përkrahë HD dhe Blu-ray video
deri në 1080p. Përveç kësaj, kjo njësi është kompatibilie me XP, Vista
dhe Windows 7. Ofron lidhje Wi-Fi, është 3G Ready dhe peshon vetëm 1.35
kg. Pritet që çmimi i tij për treg të jetë 449 dollarë, ndërsa
paraqitja e tij do të bëhet gjatë kësaj vere.

“Nvidia ION është një prej teknologjive më të avancuara të ditëve të
sotme për industrinë e PC-ve të vegjël, dhe që kushtojnë pak” tha
Stephen DiFranco, një zëvendës president i Lenovo. “Me ekranin e tij të
madhësisë 12 inç dhe tastierës me madhësi të plotë, IdePad S12 balancon
një eksperiencë të përmirësuar kompjuterike së bashku me madhësinë dhe
me ruajtjen e xhepit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:46 pm

Siguri e shtuar në Internet Explorer 8











Microsoft ka publikuar detajet shtesë në lidhje me përmirësimet e
sigurisë në Internet Explorer 8 (IE8, që është versioni i radhës i
shfletuesit të tij të internetit.


Në Microsoft veçmas theksojnë se IE8 do të jetë posaçërisht i
dizajnuar që të përballet me tri fusha specifike, ku siguria është një
problem i madh. Bëhet fjalë për inxhinieringun social, pikë që
tradicionalisht ka qenë e dobët për shfletuesit e internetit, si dhe
sulmet në serverët e internetit.

Vëmendje e veçantë ju ka kushtuar faqeve të rrejshme dhe vjedhjes së të
dhënave konfidenciale të shfrytëzuesve të internetit. Edhe pse në IE7
është integruar mbrojtja nga faqet e rrejshme, në IE8 ato do të duhej
të ishin edhe më të përforcuara me teknika dhe vërejtje të reja, të
cilat do të duhej të ndalonin shfrytëzuesit nga vizitimi dhe zbulimi i
të dhënave të besueshme në faqe të rrejshme.

Gjithashtu është theksuar që teknologjia Data Execution Prevention
(DEP), e cila do të duhej të parandalojë regjistrimin e drejtpërdrejt
të kodit ekzekutues në memorien e kompjuterit, do të integrohet në
versionin e ri të Internet Explorerit. Në fakt, aktualisht DEP është i
përfshirë në të gjitha komponentët e rëndësishme të sistemit operativ,
përveç në Internet Explorer, për shkak të problemeve të caktuara me
kompatibilitetin në raport me versionet e mëhershme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:47 pm

Se shpejti Google Wave - Vala e Google











Në San Francisco, gjatë konferencës për zhvilluesit Google, Lars Rasmusen (Software Engineering Manager në Google) ka bere publik sherbimin e ri qe do te ofroj kjo kompani, Google Wave,
(Google Vala), një platformë të re për komunikimin online dhe
bashkëpunim që synon të revulucionoj e-mailin tradicional me një
konotacion patjetër me shumë 'sociale'.
Njoftimi vjen, në te njejten kohe kur Microsoft është duke leshuar Bing, motorrin e tij te ri te kerkimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:55 pm

Te rejat nga Mobile World Congress ne Barcelona










Pyetja qe ushtrojme eshte se nese telefoni tashme eshte kthyer ne
kompjuter apo me shume akoma? Diferenca midis te dyve sa vjen dhe po
behet me e vogel. Telefonat jane duke konkuruar gjithashtu dhe
naviguesit satelitar. Ne Mobile World Congress qe u mbajt ne Barcelona
jane prezantuar shume modele te rinje mbi sisteme te gjenerates se
fundit dhe sherbime te reja. Nga foto me siper mund te shikoni nje
version telefoni qe eshte rezistues nga uji. Ne fotot me poshte mund te
shikoni nje telefon ne versionin home theater, mund te shikoni
telefonat me prekje te LG, telefonat navigues etj etj.

Ja disa foto nga evenimet dhe te rejat ne kete fushe:









Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:55 pm

Dhe disa foto te tjera nga Mobile World Congress ne Barcelona











Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:56 pm

LG – celular transparent








Ja dhe LG i Ri Transparent



Për ata të cilët duan të dallohen nga masa, LG ka paraqitur një celular me tastierë të punuar nga plastika transparente.
LG ka paraqitur celularin GD900 i cili dallohet specifikat e tij të
dizajnit “i pari në botë”. Në fakt, pasi që tastiera të tërhiqet në
këtë telefon rrëshqitës, në vend të plastikës klasike dhe të mërzitshme
do tu pres ajo transparente. Pjesa transparente e tastierës gjithashtu
do të jetë e ndriçuar.

Trashësia e celularit do të jetë 13.4 milimetra, do të mund të lidhet
në rrjetet HDSPA, e në plan janë edhe dëgjueset Bluetooth të dizajnuara
veçanërisht për të, të cilat do të mund të përshtaten në mënyrë të
përsosur me celularin.

Pos kësaj, specifikat e këtij celulari edhe më tutje në masë të madhe
janë të panjohura, e si transparenca do të ndikoj përdorimin e tij,
epo, për pronarët e ardhshëm të këtij celulari kjo nuk do të jetë me
rëndësi të madhe.

Paraqitja në treg e këtij celulari është përcaktuar të jetë për
tremujorin e dytë të këtij viti, me çmim tani për tani të panjohur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:56 pm

Samsung S5230 – celular super i hollë










Kompania e Koresë Jugore Samsung ka paraqitur një telefon super të hollë prej gjithsej 11.9 milimetrash.

Samsung S5230 përmban edhe shumë gjëra tjera si: fotoaparat prej 3
megapiksela (me opsion për video incizim) dhe ekran të ndjeshëm në
prekje WQVGA prej tre inç - 240 x 400 piksela.

Teknologjia speciale TouchWiz, e cila është vepër e kompanisë Samsung,
mundëson manipulimin e lehtë me mundësitë e tij dhe ekranin fillestar,
i cili edhe ashtu është shumë i lehtë për navigim.

Nga funksionet tjera vlen të veçohen shërbimet Google Search e Google
Gmail, mbështetja për Bluetooth 2.1, mbështetja për GSM
(850/900/1800/1900MHz) si dhe qasja për kartelat microSD.

Tani për tani nuk ka të dhëna për çmimin, por dihet se Samsung S5230 do të paraqitet në treg gjatë muajit prill të këtij viti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:56 pm

Nokia N86











Sic dhe paralejmron emri i ketij modeli multimedial,ky telefon celular
ka kamer prej 8 mega-pikselave dhe fuqi te tjera ne kete segment.
Edhe pse mundohet te deshmohet vetem per kah numri i pikselave(disa
prodhues tashme kane modele edhe me 12 mp) N86 sjedh kameren e pare ne
telefon e cila posedon objektivin shume kendshem prej 28mm,ndersa
mbyllesi mekanik e permison edhe me shume optiken Carl Zeiss.

Per me shume kjo kamer permban ndricues te dyfisht LED dhe
autofokus.Kamera po ashtu permban dhe blend variabel,keshtu qe gjate
nates mund te behen incizime dhe foto me kualicion teper te larte me
blend te hapur (F2,4)perkatesisht [F4,8]blend gjate dites.

Nokia N86 permban dhe memorie te brendshme prej 8 gigabajteve,e cila
gjithashtu mund zgjerohet permes microSD kartelave,FM radio,GPS,dalje
per TV,NOKIA MAPS,OVI STORE.

Ky telefon pritet qe ne treg te paraqitet me nje cmim te perafert prej 375 EURO.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 135

MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   Sat May 30, 2009 4:56 pm

Celulari i parë me tastierë të xhamtë










Prapë po vlon industria e celularëve – këtë javë fillon edhe një panair
tjetër i dedikuar për këtë segment të teknologjisë komunikuese e
informuese (TKI) - ai CTIA Wireless 2009.


Celularin GD900 kompania LG ia ka shfaqur publikut qysh në muajin
shkurt të këtij viti në konferencën Mobile World Congress (MWC) në
Barcelonë, mirëpo ekskluzivisht si model konceptual. Tani edhe kjo
pajisje është e gatshme të vërsulet nëpër tregje.

LG GD900 bie në kategorinë e pajisjeve rrëshqitëse, tastiera e së cilës
në tërësi është e përpunuar nga xhami. Pajisja ka lidhje 7.2Mbps HSDPA,
ekran tre inçësh të ndjeshëm në prekje, player multimedial dhe
karakteristika tjera që përkojnë me këtë lloj të pajisjeve.

GD900 në tregun evropian dhe atë aziatik do të duhej të paraqitej gjatë
muajit maj të këtij viti, me çmim tani për tani të panjohur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Connor Forum ™ :: Informatika :: Interneti-
Kërce tek: