Connor Forum ™
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Reklama
Nuk ka akoma kerkese per Reklame
Ortaket

Lirenti.Com - Forumi i Fjales se Lire

Lirenti.Com

LoogTech Forum

LoogTech Forum
Sondazh
Cfare Web Browser-i perdorni?
FireFox
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap60%Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 60% [ 3 ]
Google Chrome
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap0%Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
Internet Explorer
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap40%Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 40% [ 2 ]
Safari
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap0%Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
Opera
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap0%Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
netscape
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap0%Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
Tjeter
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap0%Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
Totali i votave : 5
Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 44 më Thu Oct 19, 2023 9:36 am

 

 Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) Empty
MesazhTitulli: Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis)   Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) EmptySat May 30, 2009 4:51 pm

Vezët dhe diabeti
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) Vezet_dhe_diabeti

Konsumimi i përditshëm i vezëve është i lidhur me paraqitjen e
diabetit tip 2, sugjeron një studim i shkencëtarëve të Universitetit të
Harvardit.


Duke përcjellë 57.000 të rritur, hulumtuesit kanë vërtetuar se
konsumimi i përditshëm i vetëm një veze, shton rrezikun për t’u sëmurë
nga diabeti tip 2, prej 58% deri 77%, njofton revista “Diabetes Care”.

Ky studim nuk e ka zbuluar mekanizmin me të cilin vezët rrezikojnë për
shfaqjen e diabetit, ndërsa shkencëtarët besojnë se rolin kryesor e
luan kolesteroli, i cili është faktor i njohur që nxit sëmundjen e
sheqerit.

Megjithatë, autorët e studimit rekomandojnë që të mos shmanget
tërësisht konsumimi i vezëve, pasi që mban substanca shumë të
rëndësishme ushqyese (proteina, vitamine, minerale, si edhe të a.q.
yndyra të pangopura), por të kufizohet konsumi tyre.


Aspirina e ibuprofeni mbrojnë nga kanceri
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) Aspirina_e_ibuprofeni_mbrojne_nga_kanceri

Pёrdorimi i rregullt i analgjezikёve tё zakonshёm, siç janë aspirina
dhe ibuprofeni, e zvogёlojnё rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit,
kanё treguar hulumtimet mё tё reja.


Studimet e publikuara në “Journal of the National Cancer Institute”, të
cilat kanë përfshirë 2.7 milionë gra, kanë treguar se aspirina e
zvogëlon rrezikun e këtij lloji të kancerit për 13%, ndërsa ibuprofeni
për 20%.

Por, përdorimi tepër i gjatë i analgjetikëve mund të shkaktojë edhe probleme tjera serioze.

“Nuk preferojmë shfrytëzimin rutinë të këtyre barnave, së paku jo
derisa të kryhen hulumtimet më të detajizuara të tyre”, kanë bërë të
ditur studiuesit.



Çokollatë të zezë për të ardhme të ndritshme
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) Cokollate_te_zeze_per_te_ardhme_te_ndritshme
Shkencëtarët italianë të cilët ka studiuar shprehitë ushqyese të
disa vullnetarëve dhe përqendrimin e proteinës C-reaktive (e cila është
tregues i inflamacionit), kanë ardhur në përfundim se ngrënia e një
rendi të çokollatës së zezë (20 g) çdo të tretën ditë, zvogëlon dukshëm
rrezikun nga sëmundjet e zemrës.


Një pjesë çokollatë (20 gramë) ka 100 kcal. Lajmi i mirë është se 20 gramë çokollatë mjafton për shëndet të mirë.

Ndërkohë, rezultatet e këtij studimi kanë treguar se sasia më e madhe e çokollatës nuk siguron dobi shtesë.

Molla - eliksir i shëndetit dhe bukurisë
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) Molla_eliksir_i_shendetit_dhe_bukurise
Llojet e ndryshme të mollës, kësaj peme më të vjetër të kultivuar në
botë, janë të pasura me shumë substanca të dobishme për shëndet e,
krahas kësaj, janë edhe mjaft të shijshme


Me siguri se ju kujtohet ajo thënia e urtë angleze: “Një mollë në
ditë...”. Epa, duket se kjo është e vërtetë, meqë është parë se,
ngrënia e një molle në ditë, mjafton për të pasur një shëndet të mirë.
Kjo për shkak se molla, përpos tjerash, përmban edhe sasi të mëdha të
vitaminës C, që e forcon imunitetin dhe mbron nga sëmundjet e ndryshme.
Është e vërtetë se pjesa më e madhe e vitaminave gjenden në lëvore të
mollës, por aty gjenden edhe substancat më të dëmshme të saj. Për këtë
shkak, duhet që, para se t’i hamë, mollët t’i lajmë mirë me ujë të
nxehtë.


Dhjamosja, ja zgjidhja!
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) Dhjamosja_ja_zgjidhja
Dhjamosja është shtimi i sasisë së dhjamit në organizmin e njeriut,
që sjell për pasojë shtimin e peshës së personit, deformime dhe nje
sërë çrregullimesh në trup. Të gjithë jemi dëshmitarë të numrit të madh
të dietave që ofrojnë zgjidhje “ideale”.


Madje lexojmë edhe dieta që ftojnë për humbje javore apo mujore të
dhjamosjes. Përballë këtyre ofertave, që fatëkeqësisht në të shumtën e
rasteve kanë treguar edhe efekte të dëmshme, duhet të tregojmë kujdes
te vecantë.

Trajtimi që mund ti bëjmë vetes
Duhet theksuar se shërimi nga dhjamosja varet nga vullneti yne,
pikërisht këtu qëndron edhe çelsi i suksesit. Ky vullnet, jo vetëm që
duhet të jëtë i qëndrueshëm, por duhet te plotësojë edhe dy faktorë të
tjerë:

1- Kujdesi që duhet të kemi mbi ushqimin. Kjo nënkupton eleminimin e
ushqimit të panevojshëm. Askush nuk mund ta kontrollojë me përpikmëri
ushqimin tonë, ndaj jemi ne ata që mund dhe duhet ta bëjmë këtë punë
për të mirën e shëndetit dhe të jetës sonë. Duhet ta eleminojme
patjetër ngrënien nëpër Fast Food pasi ato janë tepër të dëmshme për
organizmin tonë.

2- Nxitja e aktiviteit fizik. Është shumë e rëndësishme që të gjith të
vënë në lëvizje të vazhdueshme trupin e tyre. Shpeshherë nga ritmi i
jetës harrojmë që ka një javë që skemi lëvizur qoftë edhe një kilometër
në këmbë. Kështu shkojnë ditët dhe shfaqet dhjamosja. Fiskultura djeg
kaloritë. Fare mirë këtë e bëjmë duke ngarë bicikleten, duke ecur në
këmbë dhe jo me makinë, si dhe duke u aktivizuar me aktivitete
sportive. Ecjet e thjeshta në natyrë apo tradita e vrapimit për shumë
njerëz është një mundësi e shkëlqyer që nuk kërkonë shpenzime materiale
dhe mund te bëhet në cdo kohë e cdo vend.
Nga: Migena Rrushi

Preparat për bukuri
Nëse mollën e përdorni për përdorim të jashtëm, ajo po ashtu bën
mrekulli të vërtetë: ajo përmban pektinë, që e bën indin e lëkurës më
të fortë, thartira të pemëve dhe tanin, që e mbrojnë lëkurën dhe e
pastrojnë atë. Kur ta veni maskën e mollëve në fytyrë, ajo do të
veprojë në mënyrë intensive duke e rigjeneruar lëkurën. Një efekt shumë
freskues mund ta arrini duke e fërkuar fytyrën dhe dekoltenë me dy
gjysma të mollës. Mund të përdorni edhe lëng të freskët (të shtrydhur)
të mollës, si preparat për kujdes ndaj lëkurës. Për përgatitjen e
maskës së mollës për fytyrë, duhet që ta gërryeni mollën dhe ta
përzieni atë me vezë të papjekur. Pasi që e keni vënë në fytyrë dhe e
keni lënë që të veprojë nja 10 minuta, atë duhet ta shpëlani me ujë të
nxehtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) Empty
MesazhTitulli: Re: Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis)   Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) EmptySat May 30, 2009 4:52 pm

Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) 2dm9h6t

Një studim i ri i publikuar në revistën “British Journal of Cancer”
tregon se njerëzit të cilët marrin aspirinë janë më pak të rrezikuar
për t’u sëmurë nga kanceri i lukthit.


Shkencëtarët pranë Institutit Kombëtar Amerikan për hulumtimet kancerit
kanë zhvilluar një hulumtim ku kanë marrë pjesë më shumë se 300.000
persona.

Rezultatet kanë treguar se personat të cilët kishin marrë aspirinë një
vit para studimit, së paku një herë (për ndonjë arsye tjetër), kishin
qenë më pak të rrezikuar për t’u sëmurë nga kanceri i pjesës së mesme
dhe të poshtme të lukthit.

Personat të cilët kishin përdorur llojet tjera të anti-inflamatorëve
tjerë josteroid (NSAID), po ashtu kishin qenë më pak të rrezikuar (për
32%).

Mirëpo, është vërejtur se aspirina dhe NSAID mbrojnë vetëm nga kanceri
i pjesës së mesme dhe të poshtme, ndërsa nuk mbrojnë nga kanceri i
pjesës së sipërme (kardia) dhe nga kanceri i ezofagut.


Celularët gjatë shtatzanisë sjellin probleme
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) 23mpxlf
Shkencëtarët nga të dy Universitetet të cilët kanë marrë pjesë në
këtë studim kanë qenë të befasuar nga rezultate e fituara, mirëpo kanë
pohuar se nevojiten studime shtesë për t i vërtetuar këto rezultate.


Sipas një studimi më të ri të realizuar nga UCLA (Universitet e
Kalifornisë në L.A.) dhe nga Universiteti Aarhus i Danimarkës,
ekspertët kanë ardhur në përfundim se përdorimi i telefonave celularë
gjatë shtatzënisë, edhe atë vetëm dy ose tri herë në ditë, mund të
shkaktojë probleme të mëvonshme në sjelljen e fëmijës, hiperaktivitet
dhe çrregullime të ngjashme.

Shkencëtarët nga të dy Universitetet të cilët kanë marrë pjesë në këtë
studim kanë qenë të befasuar nga rezultate e fituara, mirëpo kanë
pohuar se nevojiten studime shtesë për t i vërtetuar këto rezultate.

Edhe pse vazhdimisht paraqiten studime kundërthënëse në lidhje me
përdorimin e telefonave celularë, mirepo ende nuk është e qartë, nëse
vërtet përdorimi i celularëve mund të jetë shkaktar i sëmundjes
Alzheimer ose mund të sjellë sterilitetin te meshkujt, ose sipas
studimeve të tjera radio-valët nuk kanë asnjë ndikim negativ në
shëndetin e njeriut.

Mandarina për mëlçinë
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) 11azu3c
Lehtëson dhimbjet, ndihmon në tretje dhe ka cilësi imunitare.

Kujdes në ruajtjen e mandarinave. Mandarinat nuk ruhen për shumë kohë,
sepse thahen dhe mblidhen nga brenda. Ruajini në ndonjë vend që ajroset
(brenda ose jashtë frigoriferit) dhe mos i mbyllni në qeska, sepse
prishen më lehtë.

Çfarë është: Mandarina (Citrus reticulata) i përket familjes së
agrumeve. Është e njohur për aromën e saj të pasur. Ka shumë varietete
të saj, me forma dhe madhësi të ndryshme.

Mjekësia tradicionale: Ky frut ka një histori të gjatë në mjekësinë
tradicionale kineze. Dikur përdorej për terapinë e dispepsisë (probleme
në tret jen e ushqimeve), të diarresë, kundër të vjellave dhe
çrregullimeve gastroenterike. Për më tepër, konsiderohej ilaçi ideal
për lemzën, kollën dhe kongjestionin (rritjen e qarkullimit të gjakut).

Çfarë mbështesin të rejat e
fundit: Sipas një studimi japonez, mandarina zvogëlon shfaqjen e
kancerit të mëlçisë. Siç mbështesin specialistët, sekreti, fshihet tek
lloj lënde, beta-karoten, e cila i jep frutit ngjyrën karakteristike
portokalli. Më saktë, studiues të Spitalit Universitar të Kiotos
vendosën nën vëzhgim mjekësor 75 pacientë me hepatit (pezmatim të
mëlçisë), sëmundje që rrit mundësitë e shfaqjes së kancerit së mëlçisë.
30 prej tyre pinin çdo ditë, për një vit, pije që përmbante
beta-karoten dhe lëng mandarine, ndërsa 45 të tjerë nuk e konsuamuan.
Pas 12 muajve, specialistët panë se, tek asnjë pacient i grupit të
parë, nuk u dallua kancer në mëlçi, në kundërshtim me atë të grupit të
dytë, ku 8,9% e tyre shfaqën këtë lloj forme kanceri. Sigurisht,
studiuesit theksojnë se, kërkohet më tepër studim për nxjerrjen e
rezultateve më të sigurta.

Për çfarë tjetër është mirëbërëse: Përmban Vitaminën C, flaonoide, acide, kalium, magnez dhe Vitaminat B1,B2, B3.
Ajo qetëson nga dhimbjet, vepron kundër diarresë dhe këlbazës, ndërkohë
që është ideale edhe për përballimin e të vjellës mëngjesore (është e
sigurt gjatë shtatzënisë). Vaji i saj ndihmon në raste të të rrahurës
së shpejtë të zemrës dhe të tensionit të lartë të gjakut, ndërkohë që
është edhe tonifikues.

Kujdes! Lëkura e saj mund të shkaktojë reaksion alergjik, i cili shfaqet me teshtitje, kollë dhe shqetësim në kraharor.

Për ngërçet: Shtoni ujin e nxehtë të vaskës 2 pika vaj mandarine, 3
pika vaj manxurane dhe 2 pika vaj kamomili. Shijojeni këtë banjo
qetësuese çdo mbrëmje për 15 sekonda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) Empty
MesazhTitulli: Re: Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis)   Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) EmptySat May 30, 2009 4:52 pm

Rekomandim i ri: 50 minuta ushtrime në ditë








Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I4997_f.0214003026592m

Ekspertët pranë "American College of Sports Medicine" besojnë se
është e pamundur të shmanget rritja e peshës trupore nëse merren për
bazë rekomandimet e deritanishme, sepse nuk mjaftojnë 30 minuta
ushtrime trupore në ditë.

Këto shkencëtarë pohojnë se duhet të ndryshohen rekomandimet e vitit
2001, sepse për ta ruajtur shëndetin dhe vijën trupore nevojitet kohë
më e gjatë për t’u marrë me aktivitet fizik.

Këto pohime të publikuara në revistën “Medicine & Science in Sports
& Exercise”, rekomandojnë që për të zvogëluar peshën trupore dhe
për të shmangur rikthimin e kilogramëve duhet ushtruar së paku 50
minuta në ditë, dhe njëkohësisht ushtrimet duhet të kombinohen edhe me
dietë.


Ngrënia e tepërt e programuar
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I4998_f.0214002022252m
Duket se për disa persona nuk ka ndihmë kur është në pyetje ngrënia e tepërt.

Në një studim janë përfshirë 131 fëmijë të moshave, ndërmjet katër dhe
pesë vjeç, të cilëve pas ushqimit iu janë ofruar ëmbëlsira.

Te fëmijët, të cilët kishin ngrënë më shumë ëmbëlsira, është vërejtur ndryshim në gjenin i cili ka të bëjë me madhësinë trupore.

Këto rezultate sugjerojnë mundësinë që ngrënia e tepërt të jetë e programuar gjenetikisht, pohojnë autorët e studimit.


Çaj për dhëmbë të shëndoshë

Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I4999_f.1130121755523m

Edhe pse në kohën moderne janë në dispozicion lloje të ndryshme të
pijeve, për të pasur dhëmbë të shëndoshë, çaji mbetet zgjidhja e parë.

Pijet joalkoolike përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit, ndërsa lëngjet e
pemëve shpesh janë të pasura me acid limoni. Sheqeri dhe acidi i
limonit e dëmtojnë sipërfaqen e dhëmbëve.

Nga ana tjetër, shkencëtarët kanë zbuluar se çaji nuk e dëmton
sipërfaqen e dhëmbëve, prandaj ata rekomandojnë të pihen të gjitha
llojet e çajeve, porse i japin përparësi çajit të gjelbër, pasi përmban
më shumë antioksidues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) Empty
MesazhTitulli: Re: Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis)   Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) EmptySat May 30, 2009 4:53 pm

Vitaminat e grupit B për shikim të mprehtë








Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I5436_f.0225160007174m

Kombinimi i acidit folik, vitaminës B6 dhe vitaminës B12 te femrat,
mund ta zvogëlojë për 34% degjenerimin makular të lidhur me moshën,
njofton një studim i ri.

Që më parë është ditur se ekziston një lidhshmëri ndërmjet degjenerimit makular dhe nivelit të lartë të homocisteinës në gjak

Ndërsa preparatet me acidit folik, vitaminë B6 dhe vitaminë B12 mund ta
zvogëlojnë nivelin e homocisteinës në gjak, dhe në këtë mënyrë i
mbrojnë sytë nga ndryshimet negative.

Degjenerimi makular është gjendje shëndetësore që paraqitet zakonisht
te personat e moshuar, që rezulton me humbjen e shikimit në qendër të
fushës vizive, për shkak të dëmtimit të retinës.



Dobitë nga vitamina D në dimër

Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) I5437_f.0226155504450m

Vitamina D ofron mbrojtje nga ftohja dhe infeksionet tjera të
sistemit të frymëmarrjes, sidomos te personat me astmë dhe me probleme
tjera të mushkërive, pohojnë shkencëtarët amerikanë.

Duke përcjellë 19.000 participantë, hulumtuesit nga Universiteti i
Harvardit dhe nga Universiteti i Colorados, kanë vërtetuar se thuajse
gjysma e pjesëmarrësve në studim, kishin mungesë të vitaminës D, dhe
për këtë arsye ishin më të rrezikuar për infeksion të sistemit të
frymëmarrjes.

“Rreziku më i madh për sëmundjet e sistemit respirator ishte te
pjesëmarrësit të cilët kishin nivelin më të ulët të vitaminës D në
gjak”, thonë hulumtuesit.

Burimi kryesor i vitaminës D, për të cilën janë të domosdoshme rrezet e
diellit, është ushqimi i pasur me peshk si edhe qumështi dhe produktet
e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
Sponsored content





Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) Empty
MesazhTitulli: Re: Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis)   Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)
» Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis)
» Sa e keni ramin e PC tuaj?
» Sa e rendesishme eshte paraja ne jeten tuaj nga 1-10?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Connor Forum ™ :: Shkenca :: Shkenca dhe jeta-
Kërce tek: