Connor Forum ™
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Reklama
Nuk ka akoma kerkese per Reklame
Ortaket

Lirenti.Com - Forumi i Fjales se Lire

Lirenti.Com

LoogTech Forum

LoogTech Forum
Sondazh
Cfare Web Browser-i perdorni?
FireFox
Gazeta CONNOR I_vote_lcap60%Gazeta CONNOR I_vote_rcap
 60% [ 3 ]
Google Chrome
Gazeta CONNOR I_vote_lcap0%Gazeta CONNOR I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
Internet Explorer
Gazeta CONNOR I_vote_lcap40%Gazeta CONNOR I_vote_rcap
 40% [ 2 ]
Safari
Gazeta CONNOR I_vote_lcap0%Gazeta CONNOR I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
Opera
Gazeta CONNOR I_vote_lcap0%Gazeta CONNOR I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
netscape
Gazeta CONNOR I_vote_lcap0%Gazeta CONNOR I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
Tjeter
Gazeta CONNOR I_vote_lcap0%Gazeta CONNOR I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
Totali i votave : 5
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 44 më Thu Oct 19, 2023 9:36 am

 

 Gazeta CONNOR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Gazeta CONNOR Empty
MesazhTitulli: Gazeta CONNOR   Gazeta CONNOR EmptySun Jun 28, 2009 2:02 pm

Pjesëmarrja në votime, KQZ: Votuan 46% e zgjedhësve

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e fundit
për pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime, në disa qarqe të vendit.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga KQZ-ja, mësohet se në shkallë
vendi është shënuar një pjesëmarrje në votime në rreth 46% .
Burimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëjnë me dije se ende nuk ka
të dhëna përfundimtare për pjesëmarrjen në Durrës, Korçë, Elbasan.
Sapo të mbërrijnë, do të bëhen publike. Pas mbylljes së votimit
kryeministri Berisha vlerësoi si shumë të kënaqshme pjesëmarrjen në
votime. Po ashtu edhe lideri i PS-së, Edi Rama deklaroi të njëjtën gjë,
duke falënderuar gjithë shqiptarët për pjesëmarrjen e tyre në këtë ditë
historike.
Gazeta CONNOR Arben%20ristani%2C%20kryetari%20i%20kqz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Gazeta CONNOR Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta CONNOR   Gazeta CONNOR EmptySun Jun 28, 2009 2:04 pm

Mali i Zi, rasti i dytë me H1N1

Në Mal të Zi është konfirmuar rasti i dytë i infektimit me virusin e
gripit H1N1, bëri të ditur sot ministri malazez i Shëndetësisë, Miodrag
Radunoviç.
Sipas tij, prania e virusit i konstatua te një shtetas malazez
23-vjeçar, i cili studion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pacienti,
i cili ishte kthyer nga SHBA-ja më 22 qershor, është shtruar në
spitalin e qytetit Plevla.
Para se të mbërrinte në Mal të Zi, pacienti kishte bërë një ndalesë të
shkurtër edhe në Beograd, ku ka qenë në kontakt me shumë persona, në
mesin e të cilëve edhe një djalë 13-vjeçar, i cili dyshohet se është
infektuar nga virusi.
Radunoviç shtoi se të gjithë personat me të cilin kishin pasur kontakt
me të sëmurin në Mal të Zi janë nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Rasti i parë i gripit të derrave në Malin e Zi është regjistruar në
fillim të kësaj jave, te një i ri i cili gjithashtu studion në SHBA.
Sipas Radunoviç, gjendja e të sëmurit paraqitet e mirë dhe së shpejti ai pritet të dalë nga spitali.
Gazeta CONNOR Gripi%20i%20derrave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Gazeta CONNOR Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta CONNOR   Gazeta CONNOR EmptySun Jun 28, 2009 2:08 pm

'Euronews': Zgjedhjet në Shqipëri, një test për BE

"Euronews" ka përgatitur dje një kronikë për zgjedhjet në vendin tonë,
duke i cilësuar ato si prova e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë
në familjen evropiane.
"Shqipëria, dikur shteti më i izoluar i Europës, zhvillon nesër
zgjedhjet që shihen si një provë vendimtare për t'u bashkuar me
familjen europiane. Sali Berisha, prej kohësh udhëheqës i Partisë
Demokratike, ish president dhe tani kryeministër, këmbëngul se
zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme".
Sipas kronikës, votimet e mëparshme janë kundërshtuar nga vëzhguesit,
të cilët deklaruan se zgjedhjet nuk përmbushën standardet
ndërkombëtare.
"Kundërshtarët socialistë të Berishës, komunistët e reformuar të
udhëhequr nga Edi Rama kanë hedhur që tani dyshime mbi aftësinë e
qeverisë për të organizuar një votim të ndershëm. Ndërsa sondazhet
tregojnë se zgjedhjet janë të balancuara"- thuhet më tej në kronikë.
Programet e partive janë pak a shumë të ngjashme, synojnë hapjen e
vendeve të punës, hyrjen në BE, stabilitet, ndërkohë që akuzojnë
njëri-tjetrin për korrupsion.
Kronika thekson edhe parashikimin e FMN-së për një rënie dramatike të
rritjes ekonomike gjatë këtij viti. "Zgjedhjet u paraprinë nga dhuna
sporadike, një zyrtar i Kristian Demokratëve u vra kur makina e tij u
hodh në erë, ndërsa një anëtar i Partisë Demokrate, në pushtet u vra
gjatë një sherri për posterat".
Gazeta CONNOR Votime%20tirane


Edituar për herë të fundit nga kristimcs në Sun Jun 28, 2009 2:12 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Gazeta CONNOR Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta CONNOR   Gazeta CONNOR EmptySun Jun 28, 2009 2:10 pm

PS, apel Berishës për transportin e kutive të votimit: Jo festë para kohe

TIRANË-Partia Socialiste i ka kërkuar kryeministrit të vendit të mos
dalë në konkluzione të parakohshme për fitore dhe të mos nxisë festime
nëpër rrugë.
"I kujtojmë Berishës se është e tija përgjegjësia për transportin e
kutive të votimit", tha zëdhënësja e PS-së, pak para përfundimit zyrtar
të votimeve.
Sipas saj, Berisha nuk duhet të nxisë festime të parakohshme, të cilat
cenojnë rëndë procesin zgjedhor. "Berisha është në të dielën e fundit
të mandatit të tij qeverisës"- tha ajo, duke rikujtuar numrin e
denoncimeve, vënë në dispozicion nga PS-ja për gjithë qytetarët.
"Në këtë numër telefoni denonconi pa ngurrim çdo presion e kërcënim
njerëzish me pushtet që synojnë marrjen me pahir të votës së mësuesve,
nëpunësve, mjekëve, njerëzve në ndihmë ekonomike. Kjo është dita e
qytetarëve dhe e një fitoreje historike për Shqipërinë", u shpreh
Imeraj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Gazeta CONNOR Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta CONNOR   Gazeta CONNOR EmptySun Jun 28, 2009 2:11 pm

Kukës, shkarkohen nënkryetari dhe anëtari i PS-së në komision


KUKËS- Komisioni i KZAZ në Kukës ka shkarkuar nga detyra
nënkryetarin e komisionit në qendrën 06 52, që është anëtar i PS-së dhe
një tjetër anëtar socialist.

Sherri nisi, pasi dy përfaqësuesit e PS-së në komision bllokuan një
numër prej 30 vetësh të votonin, pasi ata kishin pa përputhshmëri në
dokumentin e identifikimit me emrin në listë.

Ata figuronin me mbiemër Elezaj, ndërkohë që në lista mbiemri ishte Elezi.
Pas vendimit të KZAZ-së për shkarkimin e tyre, përfaqësuesit e PS-së nuk kanë pranuar të lënë qendrën e votimit.

Në vend ka mbërritur policia e cila i ka nxjerrë jashtë me forcë personat e shkarkuar Azem Elezi dhe Bilal Trota.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Gazeta CONNOR Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta CONNOR   Gazeta CONNOR EmptySun Jun 28, 2009 2:14 pm

PS, Islami denoncon manipulimet: Po votohet në emër të emigrantëve


TIRANË- Kastriot Islami ka denoncuar sot një rast flagrant
manipulimi ku një person ka votuar për një tjetër. Bëhet fjalë për
shtetasen Erjola Dervishi e cila u paraqit për të votuar në qendrën e
saj të votimit në shkollën 'Sami Frashëri' por u kthye mbrapsht nga
komisioni pasi një person tjetër kishte votuar më parë për të. Eshte
konstatuar se po votohet në emër të emigrantëve nga persona të tjerë
dhe për të gjitha rastet flagrante të manipulimit përfshirë edhe te
siperpermendurin PS ka bere gati dosjen per ne prokurori.

"Përmes një metode të saktë investigimi konstatojmë se votues të
ndryshëm votojnë në emër të emigrantëve ose në emrin i dikujt tjetër.
Rasti i vërtetuar është ai i shtetases Erjola Dervishi me atësi
Engjëllush që nuk u lejua të votonte sepse dikush kishte votuar në emër
të saj. Në gjithë Shqipërinë ka tre Erjola Dervishi, në Tiranë Pogradec
dhe në Kutalli të Beratit. Mësohet se shtetasja Erjola Veiz Dervishi
nga Podradeci ka votuar ndërsa Erjola Qemal Dervishi nga Kutallia s'ka
votuar ende dhe janë porositur vëzhguesit tanë të ndjekin këtë votim.
Ne kemi gati për në prokurori dosjen e manipulimeve ku do të hidhet
dritë edhe mbi votimin që u bë për Erjola Ëngjëllush Dervishin". Kështu
ka deklaruar Kastriot Islami nga selia e PS sot pasdite (ora: 17:05).

Më parë Erjola Dervishi, është shprehur për mediat se ka dashur të
hedhë votën e saj në qendren zgjedhore 1966 në shkollen "Sami Frasheri"
por atje ka pare se dikush tjeter me te njejtin numer personal por me
numer te ndryshem te kartes së indetitit kishte votuar për të.Gazeta CONNOR Islami%2C%20deklarate
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Gazeta CONNOR Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta CONNOR   Gazeta CONNOR EmptySun Jun 28, 2009 2:14 pm

Kamzë, anëtarët përzënë zv.kryetarin e KZAZ


KAMZË- Komisioni i qendrës së votimit 15/95 i lagjes nr.4 në Bathore
ka përzënë nënkryetarin e KZAZ-së së Kamzës, Altin Xhixha në kohën që
ai ka hyrë për të parë se si po shkonte procesi i votimit. "Na ofendoi
pasi thirri të mbyllet qendra e votimit", tha kryetari i këtij mosioni.

Kjo deklarate mohohet nga Xhixha, i cili pohon se sapo ka hyrë në
objekt i pajisur me mjetin e idenifikimit, ai jo vetëm që është nxjerrë
jashtë por edhe është kërcënuar. Kërcënimi i dytë ndaj tij ky, pasi një
natë më parë Xhixha u kërcënua nga një punonjës i policisë së burgjeve,
ende i paidentifikuar.

Ndërkohë kandidati socialist Sul Cara, akuzon kryetarin e Bashkisë
së Kamzës se po përdor administratën për të bërë presion tek votuesit.
"Ky presion po behet nga punonjesit e bashkise. Per keto kater qendra
do komunikojme me perfaqesuesit e KZAZ-se dhe mund te terheqim edhe
komisioneret tane", shprehet Cara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Gazeta CONNOR Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta CONNOR   Gazeta CONNOR EmptySun Jun 28, 2009 2:15 pm

Në Fier plagoset me thikë 22 vjeçari. Incidente edhe në Korçë e Shkodër


FIER- Një i ri, 22 vjeç ka mbetur i plagosur sot në fshatin Kurjan
të Roskovecit, qarku Fier, pasi ka lënë qendrën e votimit. Mësohet se
dy qytetarë kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin për subjektet
politike te PD dhe PS dhe për pasojë njëri prej tyre ka njerrë thikën
duke plagosur bashkëfshatarin. Policia në vendngjarje po heton shkaqet
dhe është vënë në ndjekje të autorit.


Po keshtu ne qendren zgjedhore të fshatit Ruzhdie në Qarkun e Fierit
situata është tensionuar pas konflikteve të vazhdueshme mes
komisionerëve. Komisioneri i Partisë Socialiste është kërcënuar me
armë. Menjëhere procesi i votimit është bllokuar dhe ka filluar me disa
orë vonesë.


Ndërkohë incidente më të vogla janë shënuar sot në gjithë vendin. Siç
raportojnë gazetarët në Korçë, shtetasi Halil Pajo pasi kishte
perfunduar se votuari ne Qendren e Votimit me Nr. 4001 Sul Devoll, dhe
ne distancen rreth 150 metra larg qendres se votimit, ne kohen qe po
largohej per ne banesen e tij, eshte konfliktuar me shtetasit Eduart
Teki Hyska dhe Mentor Ali Hajderlli, per motive politike, te cilet e
kane goditur kete shtetas, me grushta dhe shkelma ne pjese te ndryshme
te trupit, duke i shkaktuar demtime te pa rrezikshme per jeten.


Në Shkodër ka patur një incident mes kryetarit të Komisionit të Qendrës
së Votimit ne Bushat dhe vëzhguesit te PD-së. Kujtim Bushati vëzhgues
në këtë qendër votimi kishte vënë këngën e PD në telefon me zë të
lartë. Duke qenë se çdo gjë propagandistike ndalohet në një qendër
votimi, kryetari i komisionit përfaqësues i PS i ka bërë thirrje të
ndalojë këtë veprim. Debati ka degjeneruar në grushte duke ndërprerë
për pak momente votimin në këtë qendër, por më pas çdo gjë është
normalizuar.


Incidente shenohen edhe ne Berat. PD e ketij qyteti ka deklaruar se
komisioneri i saj në fshatin Roshnik, Safet Gjata është kërcënuar me
jetë brenda në qendrën e votimit dhe për këtë është bërë një kallëzim
penal. Ndërkohë kandidati për deputet Genc Pollo ka deklaruar se ky
është nje problem i vogël, që po zgjidhet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
Sponsored content





Gazeta CONNOR Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta CONNOR   Gazeta CONNOR Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gazeta CONNOR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Connor Forum ™ :: Rubrika :: Shtypi i dites-
Kërce tek: