Connor Forum ™
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Reklama
Nuk ka akoma kerkese per Reklame
Ortaket

Lirenti.Com - Forumi i Fjales se Lire

Lirenti.Com

LoogTech Forum

LoogTech Forum
Sondazh
Cfare Web Browser-i perdorni?
FireFox
Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap60%Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 60% [ 3 ]
Google Chrome
Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap0%Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
Internet Explorer
Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap40%Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 40% [ 2 ]
Safari
Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap0%Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
Opera
Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap0%Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
netscape
Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap0%Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
Tjeter
Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_lcap0%Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I_vote_rcap
 0% [ 0 ]
Totali i votave : 5
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 44 më Thu Oct 19, 2023 9:36 am

 

 Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis)

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) Empty
MesazhTitulli: Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis)   Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) EmptySat May 30, 2009 4:48 pm

10 miliardë planete të njëjta sikur Toka

Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I5278_astronomi
Në gjithë hapësirën e galaktikës tonë ndodhen rreth 10 miliardë planete
të ngjashem me Token por ndoshta qe te gjithe te pabanuar.

Këtë e bën te ditur astronomi amerikan Alan Boss nga Uashingtoni, në
bazë të zbulimeve më të fundit që janë bërë nga teleskopët e fuqishëm
tokësorë. Prej pak kohësh, Boss ka publikuar një libër me titull “The
Crowded Universe” që është bërë bestseller për të apasionuarit pas
mistereve të universit.

“Kemi arritur në perfundim se ekzistojnë 10 miliardë planete binjake te
Tokes vetem ne galaktiken tone, por duke ditur se ne univers ka 100
miliarde galaktika, atehere ky numer mund te jetë shumë herë me i
madh”, thekson astronomi. Kjo do te thote se 10 miliarde planetet e
ngjashem me Token kane karakteristikat e planetit tone, qe do te thote;
planete qe rrotullohen rreth diejve te tyre ne një distancë as të afërt
por as të largët nga ylli i tyre.

Sipas Boss, planetët mund të ndahen ne tre kategori; gjigande si
Jupiteri, topa akulli si Neptuni dhe super-planete si Toka. Cdo yll
gjate procesit te krijimit, formon rreth vetes planete te ndryshem te
krijuar nga gazi dhe pluhuri.

“Ne tani shikojmë vetem planetet gjigande, por pranë tyre ndodhen edhe
të vegjëlit, binjaket absolute te Tokes qe mund t’i shikojme dhe
studiojme pas shume vjetesh. Përkohësisht mund të hipotezojmë se vetëm
10 % e planeteve te çdo galaktike janë të njëjtë me Tokën, çka do te
thotë rreth 10 miliardë”, thekson astronomi amerikan.

Por pavarësisht kushteve të krijuara për zhvillimin e jetëve në keto
planete, Boss mendon se në keto planete jo domosdoshmerisht eshte
zhvilluar jeta si ne Toke, pasi gjithcka varet nga itenerari i
evolucionit te materies. Ndërkohe, per kete qellim, ne 5 mars te ketij
viti do leshohet ne hapesire nje teleskop, në gjendje te vezhgoje me
fuqi shume here me te madhe galaktiken tonë.

Discovery, shtyhet serish leshimi ne hapesire

Eshte shtyre per te katerten here leshimi ne hapesire i anijes kozmike Discovery nga NASA.

Vonesa e radhes ka ardhur si pasoje disa problemeve ne valvolen e
serbatorit te karburantit. Leshimi i Discovery ishte shtyre edhe tre
here te tjera dhe ishte vendosur qe ajo te nisej me 27 shkurt, per nje
udhetim 14 ditor.

Anija do te transportonte nje set panelesh diellore ne Stacionin
Hapesinor Nderkombetar. Nuk eshte vendosur ende nje tjeter date per
leshimin.

Sudan, gjenden pjese te asteroidit “2008 TC3”

Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I5279_asteroid

Pjese te asteroidit te perplasur ne territorin e Sudanit ne 7 tetor jane gjetur nga astronomet.

Trupi qiellor “2008 TC3” me diameter 5 metra nuk u shperbe ne
atmosfere, duke lene gjurmet e tij edhe ne Toke pas perplasjes.
Ngjarjen e ka raportuar nje pilot avioni, duke thene se qiellin e
kishte pershkuar nje top i zjarrte.

Qe nga ai moment, nje grup kerkuesish nga Universiteti i Khartumit u
vune ne kerkim te mbetjeve, ndersa NASA u dha te dhena te peraferta per
koordinatat. Nderkohe, Lindley Johnson nga “Near-Earth Object Program”
ka rindertuar momentin e perplasjes se objektit te rralle qiellor me
Token.

Tashme qe shkencetaret kane pjeset e asteroidit mund te nisin analizat e hollesishme per te zbuluar perberjen e tij.


Mars, sonda Phoenix zbulon uje te lengshem

Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I5280_phoenixmars

Sonda marsiane e NASA-s, Phoenix ndoshta eshte ndeshur me nje pellg te lengshem ne siperfaqen e planetit te kuq.

Pergjegjesi teknik i misionit Peter Smith tregon se sonda e leshuar ne
polin e veriut ka hasur ne nje pjese te lengshme qe mendohet te jete
uje. Shkencetaret mendojne se ne ate ambient ku presioni eshte shume
here me i larte se ne Toke dhe temperaturat nuk kane kaluar ndonjehere
mbi kufirin e -20 gradeve, nuk eshte e mundur qe uji te ruhet ne
gjendje te lengshme, perjashtuar vetem disa raste.

Hipoteza e pare eshte qe bulezat e fotografuara nga sonda jane
absorbuar nga atmosfera. Nje tjeter hipoteze eshte se gjate uljes,
sonda ka shkaktuar nxehtesi duke shkrire perkohesisht nje pjese te
akullt.

Gjithashtu, mesohet se uji eshte ne gjendje te kripur dhe kjo ka bere
qe shkencetaret te mendojne se sasia e larte e kripes ne kete zone nuk
mund te lejoje zhvillimin e jetes. Phoenix u ul ne Mars ne 25 maj te
vitit 2008 dhe pas 5 muajsh e nderpreu punen pasi u paralizua nga
akulli.

Bimet, sistemi drejtues ndodhet tek rrenjet

Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I5281_rrenje


Ne rrenjet e bimeve eshte zbuluar qendra e komandes se tyre.

Sipas nje grupi shkencetaresh nga Universiteti i Firences, nga qelizat
e rrenjeve mund te jepen sinjale elektrike, ne menyre te ngjashme me
ate qe bejne neuronet tek kafshet. Por ne ndryshim nga neuronet, keto
qeliza kane si vecori emetimin e sinjaleve ne te njejten kohe.

Ne kete perfundim eshte dale pas studimit te lules multi electrode
arrays, ku sistemi elektrik transmetohet nga nje qelize ne tjetren. Ky
studim eshte publikuar i plote ne faqen nderkombetare online te Pnas
(Proceedings of the National Academy of Science).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
kristimcs
Administrator
Administrator
kristimcs


Numri i postimeve : 135

Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) Empty
MesazhTitulli: Re: Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis)   Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) EmptySat May 30, 2009 4:49 pm

Astronautët e NASA-s përfunduan ecjen e planifikuar në hapësirë

Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) I6221_nasa3

Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe të anijes
amerikane "Discovery" kryen dje ecjen e parashikuar në hapësirë, gjatë
së cilës instaluan panele të reja diellore, që ndihmojnë për furnizimin
e stacionit me energji.
Sic bën të ditur agjencia e lajmeve në shqip VOA, NASA tha se dy
astronautët Steve Sëanson dhe Richard Arnold qëndruan në hapësirë pak
më tepër se 6 orë për të instaluar bazën suportuese të paneleve
diellore.

Astronauti Jozef Acaba u tha kolegëve të tij kontrollorë në Tokë, se
instalimi i paneleve diellore u realizua jo aq lehtë sa ishte menduar,
por shtoi se kolegët e tij “kishin bërë një punë shumë të mirë”.
Sfida mbetet sot, kur krahët e panelit diellor të shpalosen. NASA tha
se ecja e djeshme në hapësirë është e para mes tre ecjeve të
planifikuara gjatë misonit 13 ditor të anijes "Discovery". (burimi
baklanweb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://connor.net.tc
aldo11
Administrator
Administrator
aldo11


Numri i postimeve : 11

Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) Empty
MesazhTitulli: Re: Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis)   Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) EmptySun Jun 14, 2009 11:17 am

SH interesante..........
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) Empty
MesazhTitulli: Re: Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis)   Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Te rejat e shkences(Mundesuar nga Luis)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Te rejat e teknologjise(Mundesuar nga Luis)
» Disa keshilla per shendetin tuaj(Mundesuar nga Luis)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Connor Forum ™ :: Shkenca :: Shkenca dhe jeta-
Kërce tek: